Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rreth 24 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim permes aplikacionit onlajn

Shkup, 11 shkurt – Gjithsej 23.924 qytetarë deri më tani janë paraqitur përmes aplikacionit onlajn për vaksinim kundër Kovid-19, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Uebfaqja u lëshua në funksion dje dhe në të mund të paraqitet çdo qytetar me atë që sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët qytetarë do të kenë prioritet.

Përveç në këtë mënyrë, paraqitja për vaksinim do të mund të bëhet edhe përmes mjekëve amë perms sistemit “Termini im”.

Institucionet kompetente konfirmuan si do të zhvillohet procesi i vaksinimit. Në grupin e parë janë punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 70 vjeç.

Rreth 8000 vaksina të parat nga kompania “Fajzer” të cilat na i ofroi Serbia pritet të arrijnë në ditët në vijim, ndërsa nga mesi i muajit priten edhe 200 mijë vaksina nga “Sinofarm” nga Kina. Në vend duhet të arrijnë edhe doza shtesë nga “Fajzer” të cilat janë siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me kompaninë, si dhe doza perms sistemit Kovaks. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...