Agjencia Zhurnal.mk

Rreth 25 mijë koala besohet se janë djegur për së gjalli nga zjarret në Australi

Ekologët australianë janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e kafshëve të egra në vendin e goditur nga zjarret. Besohet se rreth 25 mijë koala janë djegur për së gjalli nga zjarret.

Deri më tash, zjarret në pjesën jugore të Australisë i kanë shkatërruar 155 mijë hektarë ose një të tretën e sipërfaqes së Ishullit të Kangurit.

“Një pjesë e madhe e terreneve për sigurimin e ushqimit janë shkatërruar”, tha Daniella Teixeira, shkencëtare që merret me studimin e zogjve në Universitetin e Queensland-it.

Zjarret në Australi janë përhapur pikërisht në kohën e shumimit dhe disa zogj mund të mos jenë larguar nga foletë për shkak se kanë qenë duke qëndruar mbi vezë.

Zjarret në Australi filluan të përhapen në shtator të vitit të kaluar. Gjendjen e tyre vazhdimisht e kanë rënduar kushtet e motit, përfshirë temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe erërat e fuqishme.

Dhjetëra persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar në pjesët lindore dhe juglindore të kontinentit të largët, shkruan “The Guardian”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...