Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rreth 30 banorë paraqiten në spital me shenja helmimi, ja çfarë dyshohet

Rreth 30 persona janë paraqitur gjatë kësaj të diele në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës në Bashkinë Bulqizë me shenja helmimi.

Burime pranë kësaj qendre shëndetësore thanë se qytetarët e paraqitur për të marrë shërbim shëndetësor janë të moshave të ndryshme. Ata janë paraqitur me të vjella dhe dhimbje barku.

Qytetarët vinin nga zona të ndryshme si nga Gjorica, Hoshateni, Shupenza etj.

Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë bërë uji i pijshëm i cili mund të jetë kontaminuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku në disa zona ka patur edhe dëmtime të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

S.B.

“Cënim skandaloz, krijon terren për …”, Presidenca letër SPAK: Të hetohet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga PS

S.B.

Rama thirrje emigrantëve: Kush investon në agro-turizëm, i japim grant 5 mijë euro

S.B.

Rinis procesi i vaksinimit në Lezhë

S.B.

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...