Rreth 700 mijë qytetarë numërohen të punësuar, më pak se 200 mijë prej tyre janë të diplomuar

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit janë regjistruar 1.5 milionë banorë sit ë aftë për punë, ndërsa 694 506 janë të punësuar.

Në kategorinë e popullsisë aktive, prej 792 779 qytetarëve, mbi 98 mijë janë të papunësuar, ndërsa 694 mijë të punësuar.

“Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3 %, shkalla e punësimit është 45.8 %, derisa shkalla e papunësisë është 12.4 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga gjithsej 694 506 të punësuar, 57 pëtqind janë meshuj, ndërsa 62 përqind janë meshkuj te 98 273 e papunësuarve.

Sektori me më shumë të punësuar llogaritet industria përpunuese me 137 626 të punësuar, tregtia me shumicë dhe pakicë (102 075), bujqësia, pylltaria e peshkimi (62 287), etj.

Nga gjithë të punësuarit, 5 478 janë pa arsim, 11 623 janë me arsim fillor të papërfunduar, mbi 91 mijë vetëm me arsim fillor, ndërsa 198 994 të diplomuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More