Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rreth 8 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Tifozët Plisat kanë hapur një peticion përmes të cilit po kërkojnë vendosjen në Prishtinë, të shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Prijësi i këtij grupi tifozërie, Kushtrim Ramadani, për emisionin Ora 7 në Klan Kosova ka folur për ecurinë e këtij peticioni.

Sipas Ramadanit një shtatore e tillë mungon që 22 vjet, derisa është premtuar që nga vitin 2019.

“Ne e kemi ëndërr që në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria të bëhen bashkë në një komb dhe në një shtet. Adem Jashari është duke i munguar Prishtinës tash e 22 vjet. Vendimi për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë është nga 11 nëntori 2019 dhe përderisa nuk ekziston shtatorja e Adem Jasharit, akoma nuk është bërë”, tha ai.

Sipas udhëheqësit të këtij grupi ecuria e nënshkrimit të peticioneve është duke ecur mirë, edhe pse janë të vendosur vetëm në një pikë, pranë sheshit “Skënderbeu”.

Derisa sqaron se aty do të qëndrojnë deri më 31 korrik.

Familja Jashari ka propozuar që shtatorja e heroit Adem Jashari të vendoset pranë objektit të Qeverisë, ndërsa komuna ka propozuar që të vendoset pranë trekëndëshit sheshi ‘’Adem Jashari’’.

Diskutime të mëdha ka pasur edhe për vendosjen e kësaj shtatore, derisa Plisat kanë bërë tre propozime.

“Si Plisa kemi bërë kërkesë m’u zhvendos ai trekëndësh dhe pas zhvendosjes aty të vendoset shtatorja e Adem Jasharit, por të rrënohet trekëndëshi nuk ka mundësi pasi që e mbron ligji. Propozimi ynë i dytë ka qenë përballë New Born te Heroinat dhe opsioni i tretë përballë Katedrales mbi pllatën e parkingut nëntoksor dhe me u thirr sheshi ”Adem Jashari” ”.

Plisat deri më tani kanë grumbulluar 8 mijë nënshkrime derisa kërkohen 10 mijë sosh para se ky peticion t’i dorëzohet qeverisë.

“Ne jemi rreth 8 mijë për momentin por deri me 31 kemi me arrit më shumë se 10 mijë. Sepse interesimi i qytetarëve sidomos bashkatdhetarëve është shumë i madh”.

Plisat shpresojnë që shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, të vendoset më 28 nëntor, datë kjo e cila përkon me ditëlindjen e tij.

Postime të ngjashme

Kurti, deputetit Nura: Je deputet i mirë kur insiston për reciprocitet, por partinë e ke të gabuar

D V

Kurti i përgjigjet deputetit të PDK-së: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështoj

D V

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...