Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rreziku i një vale të dytë/ Evropa shton masat për te penguar përhapjen e COVID

Evropa ka shtuar masat dhe rregullat kundër koronavirusit. Ministri çek i Shëndetësisë, tha mbrëmë në një interviste televizive se javët e ardhshme pritet që të jenë të vështira, pasi një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi, duke mbyllur shkollat, konviktet, universitetet dhe baret.

Edhe në Holandë, restorantet dhe baret janë të mbyllura pas orës 22:00. Ndërkohë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pritet të dalë sot në një konferencë për të prezantuar masat e reja, pas rritjes së infeksionit sidomos në Paris. “Asgjë nuk është e përjashtuar”, tha ministrja në Francë, raporton BBC.

Qeveria e Katalonjës do të vendosë sot nëse do të mbyllë baret dhe restorante për pjesën tjetër të tetorit.

Ndërkohë Bullgaria ka raportuar 785 infeksione ditore këtë mëngjes dhe tetë vdekje. Sofja ka numrin më të lartë.

Ndërkohë, zyrtarët e Berlinit janë në përpjekje për të bindur njerëzit të mbajnë maska ​​edhe në publik. Një fushatë e re reklamash tregon një grua të moshuar me një fytyrë me lule, duke i treguar gishtin e mesit kujtdo që është pa maskë.

Postime të ngjashme

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

SHBA nuk do ta sanksionojë princin saudit, pavarësisht “implikimit të tij në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

Miratohet fondi prej 1.9 trilionësh për rimëkëmbje ekonomike në SHBA

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...