Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Rreziku i trashëgueshëm i sëmundjeve të zemrës

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të disa faktorëve ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesore të vdekjeve të parakohshme në botë. Që nga viti 1990, niveli i prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare ka ardhur në rritje. Në atë periudhë, vdekjet nga kjo diagnozë arrinin në 125 persona për 100.000 banorë. Faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës janë të shumtë.

Këtu përfshihet: tensioni i lartë i zemrës, kolesteroli i lartë, diabeti, duhanpirja, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, regjimi jo i shëndetshëm ushqimor dhe mosha. Një prej faktorëve që nuk duhet neglizhuar në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës është trashëgimia familjare. Ky faktor rreziku nuk mund të ndryshohet, thonë ekspertët. Sipas tyre, nëse një person ka një të afërm të afërt që ka vuajtur nga sëmundjet e zemrës përpara moshës 55 vjeçare, atëherë rreziku i prekjes nga kjo sëmundje është i lartë.

Por, si mund të mbroni zemrën pavarësisht sëmundjeve të trashëgueshme? Njeriu mund të përmirësojë gjasat e shpëtimit nga sëmundja e zemrës duke marrë shumë masa. Megjithatë, prindërit dhe të afërmit nuk ndryshohen. Sigurisht që genet luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes, por njeriu mund të marrë disa masa për të zbutur ndikimin e aspektit genetik. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është pasja e një stili të shëndetshëm jetese.

Njerëzit që janë të predispozuar të preken nga këto sëmundje, duhet të tregojnë kujdes me peshën. Ata duhet të kryejnë aktivitet fizik, të shmangin sheqernat dhe të mos pinë duhan. Për më tepër ata duhet të mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Parandalimi është çelësi i mbrojtjes së shëndetit nga sëmundjet.

Postime të ngjashme

Rruga e duhur për tretje të rregullt

Z H

Katër karbohidratet që ndihmojnë në humbjen e peshës, sipas një nutricionisti

D V

Katër ‘shenjat kryesore të hershme’ që mund të tregojnë se po përjetoni një sulm në zemër

D V

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

D V

Shtimi i flavanoideve në pjatën tuaj mund të ulë rrezikun e rënies njohëse me 38 për qind

D V

Këto janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe mënyrat për ta parandaluar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...