Agjencia Zhurnal.mk

Rreziku më i madh për globin, nëse Kina zbulon e para vaksinën

Nga Tobbis Ellwood

Globi është futur tanimë në një garë të egër për gjetjen e vaksinës. Çmimi është pushteti dhe ndikimi mbi vendet anembanë globit. Nëse Perëndimi nuk e fiton këtë betejë, atëherë shpërndarja e “armës së vetme” që mund të na mbrojë nga koronavirusi, do të jetë në dorë të Kinës.

Konkurentët për “çmimin e madh” përfshijnë emrat e kompanive të njohura si “GlaxoSmithKline”, “Johnson & Johnson”, “Sanofi”, “Imperial College “dhe Instituti “Jenner” i Universitetit të Oksfordit.

Deri më tani ka pasur një nivel mbresëlënës të shkëmbimit të informacionit në të gjithë botën për epideminë e koronavirusit dhe merita është e miliarderit Bill Gates dhe përpjekjet e tij për të promovuar prodhimin dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinë.

Ekspertët thonë është një gjë e mirë që konkurrenca globale është e madhe. Në kontinetin europian lajmet nga Britania dhe Gjermania kanë qenë aq inkurajuese. Në Mbretërinë e Bashkuar, Imperial dhe Oxford bashkëpunojnë për të filluar testimin e vaksinës tek njerëzit në kohë rekord. Në Gjermani, kompania “Curevac” thotë se është shumë pranë prodhimit në masë të vaksinës.

Por ka vetëm një problem: Kina ka nisur e para punën për vaksinën dhe ka një shans të madh për ta prodhuar e para. Presidenti Xi ka shfrytëzuar burimet e mëdha të shtetit kinez për këtë qëllim. Qindra vullnetarë janë rekrutuar nga Wuhan, ku e pati origjinën shpërthimi i pandemisë. Kina ka bërë të njëjtën gjë gjatë epidemive të kaluara, veçanërisht gjatë shpërthimit të SARS, nga 2002 në 2004. Kompania kryesore kineze, “Sinovac”, ka zhvilluar tashmë një vaksinë kundër SARS, duke ka përfunduar testet e para përpara se shpërthimi të kishte përfunduar.

Ndërkohë, si pasojë e shkatërrimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia, ekspertët parashikojmë një recesion botëror në krahasim me vitet ’30. Edhe paketat më të mëdha stimuluese nuk mund të funksionojnë derisa të hiqen plotësisht masat e izolimit. Por ky vendim kërkon gjetjen e një vaksine. Përkundër nevojës së dukshme për të shpërndarë vaksinën në të gjithë globin, mungesa e udhëheqjes ndërkombëtare do të thotë se nuk ka rregulla të dakorduara. Si dhe ku do të prodhohet vaksina varet nga kompania që e prodhon e para. Dhe vendi ku prodhohet e para fiton jo vetëm përparësinë e shpëtimit të jetës së qytetarëve të tij, por do t’i japë një avantazh të madh ekonomisë së vet.

Gara do të bëhet e ashpër, me vjedhje të të dhënave dhe sulmeve në internet. Do të ishte një ironi e tmerrshme nëse Kina, burimi i shpërthimit, do të përfitonte nga kaosi që ka krijuar.

Dhe kjo garë për prodhimin e vaksinës bëhet edhe më e egër për shkak të luftës më të gjerë për fuqi globale. Ne jemi në një pikë kthese gjeopolitike ndërkohë që Kina përpiqet të riformësojë rendin botëror që i përshtatet vetë asaj. Ky është një moment që Perëndimi e ka parashikuar prej kohësh. Megjithatë, deri më tani, ai nuk ka arritur të veprojë. Kina i detyrohet botës për fshehjen e shpërthimit fillestar të epidemisë dhe një shpjegim se si filloi, por nuk ka humbur kohë në shfrytëzimin e kaosit në avantazhin e saj.

Dhe kështu, ndërsa kombet perëndimore luftojnë me statistikat e tmerrshme të viktimave, Kina promovon qeverisjen autoritare si modelin më të mirë për të zbatuar masat e izolimit dhe për të ulur numrin e viktimave. Kinës i pëlqen të pretendojë se e ka “zbutur” sëmundjen, duke publikuar bilance fantastike në mbështetje të saj. Edhe ‘korrigjimi’ i fundit i numrit të vdekjeve në Wuhan, duke e dyfishuar numrin e viktimave, duket i rremë, duke pasur parasysh se në qytet nuk kishte asnjë bllokim për gjashtë javë rresht. Modelimi matematikor në vendet perëndimores, sugjerojnë se numri i viktimave duhet të jetë të paktën 40,000.

Si prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve mbrojtëse, Kina e ka shfrytëzuar pandeminë për të përmirësuar imazhin e saj në skenën botërore’. Asnjë vend që lufton me virusin nuk mund të refuzojë ndihmën tani. Kina tashmë po promovon zhvillimin e nismës “Një Rrip një Rrugë”, e cila synon të lehtësojë rrugën e eksporteve kineze, duke krijuar një ‘Rrugë të re Mëndafshi”, e cila fillon nga Kina dhe përfundon në zemër të Europës.

Nuk është rastësi që kompanitë gjigande kineze si “Alibaba” dhe “Huawei” janë përqendruan në shitjen e maskave dhe veshjeje mbrojtëse dhe po shpërndajnë pajisje jetësore në të gjithë Afrikën. Kina ka fituar kështu përparësi në shpërndarjen e eksporteve kineze. Shkatërrimi ekonomik global i shkaktuar nga Covid-19 të nxiste bashkëpunimin ndërkombëtar, por deri tani ajo ka ekspozuar brishtësinë e institucioneve ndërkombëtare, të cilave normalisht i drejtohemi në kohë krize. Aleati ynë më i ngushtë, SHBA-ja ka munguar në skenën botërore.

Presidenti Xi ka qenë shumë i lumtur për të mbushur vakumin. Ai tashmë ishte duke ri-interpretuar arkitekturën globale ekonomike shumë përpara pandemisë, duke i dhënë Kinës licencën për të cuar arritjet e saj përtej brigjeve të veta.

Tani, me botën në krizë, strategjia e Kinës mund të përshpejtohet. Xi nuk dëshiron thjesht të konsolidojë kontrollin e tij mbi pushtetin, por edhe të promovojë autoritarizmin dhe kaosin. Nuk është se Kina dëshiron të bëhet një udhëheqëse globale sipas modelit amerikan. Ajo nuk ka dëshirë të përmirësojë institucionet ndërkombëtare ose të mbështesë sundimin e ligjit, thjesht të përfitojë nga situata kur e gjen. Muajin e kaluar, për shembull, Kina mbajti presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe siguroi që ky organ thelbësor mos të njihte publikisht ekzistencën e Covid-19 përpara se shpërthimi të dilte jashtë kontrollit. Bota vështirë se vuri re.

Pandemia nuk e ka dëmtuar Kinën pavarësisht përgjegjësisë që mbart. Po ndodh e kundërta. Kina po shfaqet më e fortë se kurrë, duke ushtruar ndikimin e saj më shpejt dhe në mënyrë më agresive, duke mbushur zbrazëtinë e krijuar nga kombet e tjera ndërsa tërhiqen. Ne në Perëndim, ndërkohë, po vazhdojmë të pyesim sesi mund të ketë ndodhur kjo. E vërteta, natyrisht, është se ne nuk kemi arritur të tregojmë unitet në përballimin e krizën.

Nën Donald Trump, SHBA ka vendosur të largohet nga skena. Europa as nuk ka filluar të plotësojë boshllëkun. Dhe kështu Kinës i është dhënë hapësirë ​​dhe mundësi jo thjesht të rimarrë prestigjin e saj, por që të shfrytëzojë pandeminë.

Covid-19 po shton një vrull të rrezikshëm drejt një procesi tashmë në zhvillim, i cili do ta ndajë globin në dy sfera të ndikimeve konkurruese. Nëse kjo ndodh, konflikti është i pashmangshëm.

Sot, të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje jehonave të viteve 1930, kur pati rritje të nacionalizmit, një recesion global dhe një prishje të rendit botëror që çoi në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë kontekst, gara për të gjetur një vaksinë merr një rëndësi të madhe, duke siguruar shpëtim ekonomik për ata që kanë akses dhe shtojmë mjerimin për vendet që nuk janë në sferën e ndikimit të vendit që zbulon vaksinën. SI

*Tobbis Ellwood ka shërbyer si ministër i Mbrojtes në Britaninë e Madhe nën kryeministren Theresa May. Ai është aktualisht anëtar i parlamentit britanik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...