Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rreziku nga lakuriqët e natës

Ngrohja klimatike ka ndikuar në shfaqjen e virusit Sars-Cov2. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga universiteti Cambridge dhe i publikuar në revistën Science. Në studim ka dalë në pah lidhja mes kushteve klimatike të pyjeve të Kinës Jugore dhe shfaqjen e versioneve të reja të koronavirusit nëpërmjet lakuriqeve të natës.

Me rritjen e temperaturave, të dritës diellore, të dioksidit të karbonit në atmosferë ndryshimi klimatik ka modifikuar habitatet natyrale të savanës tropikale dhe të pyjeve, duke u bërë mjedise shumë të përshtatshme për lakuriqët e natës.

Dhe rezulton se janë rritur 40% speciet e këtyre të fundit në pyjet e pjesës jugore të Kinës, ku janë zbuluar 100 lloje koronavirusi që kanë origjinë nga lakuriqët e natës në këtë zonë. Ndërsa në botë deri tani numërohen 3000 lloje koronavirusi ku lakuriqët kanë shërbyer si mbartës dhe transmetues.

Në kërkim theksohet se është vërejtur rritje e madhe e specieve të lakuriqëve të natës edhe në Afrikën Qendrore dhe në Amerikën qendrore dhe jugore.

Postime të ngjashme

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...