Komuna e Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina, cigare të ndezura, shishe të qelqit dhe të plastikës, sepse mund të jenë burim i zjarrit.
Kjo kërkesë drejtuar qytetarëve ka ardhur si rezultat i parashikimeve meteorologjike dhe temperaturave të larta.
Ndër të tjera në njoftimin e Komunës thuhet që banorët të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave, cigareve apo shisheve të qelqit, me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret.
Tutje thuhet se edhe zjarrëveniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.