Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rreziqe nga shtylla elektrike dhe erozioni i tokës në Tearcë

Tearcë, 9 janar – Banorët e Tearcës, pas reshjeve të fundit, kanë ngritur shqetësime për shkak të erozionit të tokës dhe një shtylle elektrike të ëdëmtuar nga përmbytjet që mund të rerzikojë jetën e qytetarëve. Thonë se kanë alarmuar institucionet përkatëse, por deri më tani nuk kanë një përgjigje konkrete.

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në rajonin e Komunës së Tearcës në Qershorin e vitit të kaluar lanë shumë pasoja nëpër vendbanime të kësaj komune. Disa dëme janë sanuar, kurse për ato më të theksuara nevojitet edhe ndërhyrja e institucioneve kompetente.

Pamjet janë nga një lagje e fshatit Tearcë. Ujërat e lumit kanë shkaktuar erozionin e tokës kurse dita – ditës rrezikohet rruga kryesore e kësaj lagjeje.

Sikur kjo të mos mjaftonte, banorët e kësaj lagjeje, një kohë të gjatë rrezikohen edhe nga shtylla e tensionit të lartë që mezi mbahet në këmbë. Qytetarët janë të shqetësuar tejmase.

SABIT HALIMI – BANOR I TEARCËS

“Është një rrezik I madh për njerëzit. Ndërmarrjet EVN-ja, ELEM-i, apo cila është kompetente, shihet qartë se rreziku potencial për jetë njerëzish, për sigurinë e njerëzve. Kjo rrugë është shumë frekuentuese dhe unë me këtë moshë që e kam nuk mund ta kuptoj se si një sipërmarrje si EVN-ja mos t`i kushtojë kujdes një rreziku që është shumë eklatant e karakteristik”

Reshjet e fundit kanë ngritur alarmin tek këta banorë se mund t`u ndodh e njëta gjë sikurse qershorin e vitit të kaluar. Një shqetësim tjetër është edhe shtylla.

BETIM LIMANI – BANOR I TEARCËS

“Pas shtimit të sasisë së të rreshurave, shtohet edhe sasia e ujit që vinë nga lumi dhe me këtë rritet edhe mundësia e vërshimeve me cka rrezikohet kjo pjesë e Tearcës. Gjithashtu janë të rrezikuar edhe nga shtylla e rrymës elektrike pasi është me tension të lartë”

Banorët thonë se që moti kanë alarmuar EVN-në që ta zgjidh këtë problem shqetësues, por se nuk ka ndonjë aktivitet konkret në terren.

SABIT HALIMI – BANOR I TEARCËS

“U kanë premtuar. Ishte lumi I madh, të ndalet uji e do ta rregullojmë. Uji u ndal, kaloi vera dhe asgjë nuk kanë ndërmarrë”

BETIM LIMANI – BANOR I TEARCËS

“Është bërë kërkesë deri tek organet kompetente të EVN-së por nuk kemi një përgjigje konkrete. Është marrë një përgjigje joformale se për shkak të gjendjes aktuale të lumit nuk mund të intervenohet në këtë pjesë”

Për banorët e kësaj lagje të Tearcës, dita fillon dhe përfundon me sytë drejtuar lumit dhe shtyllës elektrike.

BARI AJDINI – BANOR I TEARCËS

“Një herë erdhë sasi e madhe e lumit, mbetëm pa rrymë një ditë e gjysmë. Tani, sërish me ardhë, shihet se ka ardhur pak, do të mbetemi sërish pa rrymë. Ne s`kemi kapacitet ta përballojmë dy-tri ditë pa rrymë. Shtylla na bën probleme, ata masa nuk marrin por edhe neve nuk na lejojmë të intervenojmë tek lumi”

Banorët e Tearcës thonë se nëse nuk ka ndonjë reagim konkret nga institucionet kompetente, në këtë rast të EVN-së, do të organizohen vetvetiu, sic thonë për të shmangur ndonjë katastrofë më të madhe. Deri atëherë do të kujdestarojnë në vendin e rrezikuar për të parandaluar pasojat.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...