Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Rrezja misterioze që detyron aeroplanët të ‘devijojnë’, ndez teoritë e komplotit të UFO-ve mbi Mbretërinë e Bashkuar

Zhurnal Ads

Një rreze masive lazer shkaktoi intriga dhe teori konspirative të UFO-ve kur u pa në qiell dhe pa që shumë aeroplanë “devijuan” në Coventry, gjatë fundjavës.

Pamjet e rrezes lazer tregojnë një dritë të trashë jeshile dhe blu që ngrihet mbi qytetin përreth dhe zhduket në retë lart, transmeton Telegrafi.

Në klip, i regjistruar të shtunën, 17 tetor, është e qartë që rrezja është shumë e fuqishme, shkruan Daily Star.

https://www.coventrytelegraph.net/news/coventry-news/light-beam-coventry-sky-city-19123773#ICID=OffSiteVideo

Komentuesit ishin të shumtë, si në Twitter ashtu edhe në Facebook, duke folur se ishin UFO-t ata që e kishin ndezur këtë lazer.

Për fat të mirë, lazeri nuk ishte një sulm i huaj, raporton Coventry Live.

Mat Lawrence, nga Kvant Lasers, po testonte për të parë se nga larg mund të shihej “lazeri më i fuqishëm në botë”.

Ai tha: Ne po provonim lazerin më të fuqishëm në botë dhe po merrnim disa fotografi nga i gjithë qyteti. Ne e kemi bërë atë në qytete të ndryshme, por tashmë, shumë njerëz kanë menduar se ishin alienët që e kishin lëshuar atë, tha ai.

Ai tha se lazeri mund të shihet deri në 30 kilometra në kushte të mira të motit.

Duke pasur parasysh lartësinë që mund të arrijë lazeri, Mat u desh t’u jepte një paralajmërim atyre në botën e aviacionit.

Aeroporti i Coventry u bë i vetëdijshëm për shfaqjen, kështu që mund të sigurohej që çdo fluturim në zonë të drejtohej në mënyrë të sigurt, raportojnë mediat angleze.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Eksperti i UFO-ve thotë se ‘ora po troket’ në zbulimet e mundshme sizmike

S.B.

Gjen portofolin e humbur para 26 vjetësh, po çfarë kishte në të

S.B.

Si duken pas 16 vitesh binjaket siameze

S.B.

Adoleshenti i zhdukur ndërtoi një shpellë bore për të mbijetuar derisa arritën ekipet e shpëtimit

S.B.

Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e Tokës

S.B.

70 vite në fron, britanikët do të mbjellin pemë për nder të Mbretëreshës Elizabeth

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...