Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën shtatë persona

nga Xh M

Një avion i vogël u rrëzua në Kilin jugor, ku si pasojë mbetën të vdekur shtatë persona, bëjnë me dije autoritetet e aviacionit civil të vendit.

“Piloti dhe gjashtë pasagjerët e tij” vdiqën, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit, raporton Barron’s

Delegati presidencial për rajonin, Rodrigo Araya, u tha gazetarëve se kishte udhëzuar prokurorinë dhe Shërbimin Mjekësor Ligjor për të nisur një hetim për incidentin.

Nuk dihet se kur do të nxirren trupat e viktimave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në zonën malore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More