Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rrëzohet helikopteri në Pakistan, humbin jetën 2 ushtarë dhe 2 pilotë

Të paktën dy ushtarë dhe dy pilotë të ushtrisë pakistaneze kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit në zonat veriore të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga ushtria pakistaneze, helikopteri u rrëzua për arsye teknike gjatë një operacioni të evakuimit të viktimave në zonën Minimarg të rajonit Gilgit-Baltistan.

Ushtria konfirmoi se të dy pilotët, majori M. Hussain dhe bashkë-piloti Ayaz Hussain, si dhe ushtarët Inzimam Alam dhe Muhammad Farooq, humbën jetën në përplasje.

Helikopteri u rrëzua përderisa po evakuonte trupin e pajetë të një ushtari në Spitalin Ushtarak në Skardu.

Po ashtu edhe në prill të këtij viti, dy pilotë humbën jetën kur avioni i ushtrisë u rrëzua në provincën verilindore Punjab.

Më herët, në muajin shkurt, ndodhën dy incidente të rrëzimit të avionëve stërvitor, njëri afër rajonit Takht Bhai rreth 63 kilometra nga qyteti Peshawar, tjetri në afërsi të qytetit Punjab, por pilotët në të dy avionët shpëtuan nga rrëzimi.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...