Një nga rrapat shekullorë që ndodhet në aksin rrugor Fier-Vlorë është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar disa automjete që ishin parkuar pranë rrugës.
Mësohet se pema e vjetër është shkulur dhe ka zënë poshtë makinat e parkuara. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Pas rrëzimit të pemës, është bllokuar edhe trafiku i automjeteve në këtë aks, derisa punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.
Pemët shekullore në këtë rrugë jënë monument natyre, por shpeshherë kanë paraqitur rrezik për jetën e kalimtarëve pasi nga vjetërsia, ata bien. Prerja e tyre ka qenë e pamundur për shkak të statusit që mbartin.

