Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

RrGK dhe shoqata “Thirrjet e Nënave” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë shkarkimin e Driton Selmanajt

Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Igballe Rogova, edhe sot do të vazhdojë protestën për të kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e të pagjeturve.

“Rogova, për të pestën ditë me radhë, duke filluar nga ora 12:00 do të qëndrojë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës. Mirëpo, kësaj radhe pankartën “Selmanaj ik” do ta mbajë në duar edhe Nesrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave”. Në fillim ato do të mbajnë 30 minuta heshtje, pastaj në ora 12:30 do të prononcohen për media.

Kumnova, e cila tashmë për dy dekada thërret për drejtësi për të pagjeturit, do të bashkëngjitet si përkrahje për thirrjen e RrGK-së dhe të qytetarëve që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt”, thuhet në njoftimin për media.

Në letrën që RrGK i ka dërguar kryeministrit Avdullah Hoti më 23 nëntor, kanë përmendur gjerësisht çdo arsye pse deklarimi i Selmanajt është fyerje për qytetarët dhe interesin e tyre.

“Sot, prania e Kumnovës bart simbolikën e zërit të çdo familjeje të mbi një mijë e 600 personave që ende janë të pagjetur që nga lufta në Kosovë. Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe sot kjo protestë do të zhvillohet në përputhje të plotë me rregullat për luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...