Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në kuadër të platformës “Drejtësia Sot” ka prezantuar të të gjeturat e analizës të titulluar “Natyra e çështjeve disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe funksionimi i mekanizmit disiplinor“.

 

Aty u bë e ditur se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 ka trend të rritjes së ankesave ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore.

Këto të dhëna, përmes një konference për medie, i bëri të ditura Rreze Hoxha nga GLPS.

“Në 6 mujorin e parë të vitit 2021 kemi një trend të rritjes të ankesave ndaj prokurorëve të shtetit për shkelje disiplinore”, tha ajo.

Të dhënat zyrtare për periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2021, tregojnë se KPK ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillim të procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, e më pas për të njëjtat ka krijuar Panele Hetimore.

Drejtësia Sot vlerëson se është hap pozitiv inicimi i këtyre procedurave me vetiniciativë nga kryetarët e gjykatave/kryeprokurorët.

“Së dyti, KPK mban një praktikë shumë të mirë të publikimit të vendimeve të marra nga Gjykata Supreme ndaj vendimeve disiplinore të ankimuara të KPK-së, duke ofruar kështu një pasqyrë të plotë dhe të qasshme për publikun. Një praktikë e tillë nuk është vërejtur nga ana e KGJK-së, ku vendimet e marra nga Gjykata Supreme nuk janë të publikuara as në uebfaqen e KGJK-së e as në atë të Gjykatës Supreme”.

Në anën tjetër, “Drejtësia Sot” ka gjetur se ka zbrazëtirë juridike në Ligjin Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, pasi që i njëjti nuk parasheh dispozitë lidhur me ankesat kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës Supreme që i drejtohen Kryetarit të Gjykatës Supreme.

“Dhe njëkohësisht, Drejtësia Sot e vlerëson pozitive çështjen e inicimit dhe ankimimit në procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit, pavarësisht që Ligji që e rregullon veprimtarinë e këtij institucioni nuk ja njeh një kompetencë të tillë, por kjo kompetencë i njihet me LPD – si lex specialis”.

Tutje, Drejtësia Sot ka gjetur se Ligji aktual nuk ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje disiplinore ose në rastin e arritjes së marrëveshjes për pranimin e shkeljes disiplinore.

Poashtu, mbetet shqetësues fakti që palëve nuk iu mundësohet që vendimin e Gjykatës Supreme si vendim përfundimtar ta ankimojnë, respektivisht të fillojnë konfliktin administrativ.

“Prandaj, në këndvështrimin tonë, një situatë e tillë paraqet shkeljet të të drejtave të njeriut, përkatësisht të drejtës për ankesë ndaj vendimeve gjyqësore dhe administrative. Njëkohësisht, për Drejtësia Sot është shqetësues fakti se si LPD- ja dhe rregulloret përkatëse nuk kanë paraparë faktin se shqiptimi i masës disiplinore paraqet pengesë në ngritjen në detyrë për gjyqtarë”.

“Drejtësia Sot” duke u nisur nga të gjeturat e analizës, gjatë kësaj konference ka ofruar edhe rekomandime për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) dhe për Ministrinë e Drejtësisë.

Drejtësia Sot fton Ministrinë e Drejtësisë që të bëj ndryshim/plotësimin e Ligjit 05/L-019 për Avokatin e Popullit ashtu që:

a) Të inkuadrohen edhe kompetencat për t’i kërkuar KGjK-së dhe KPK-së fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, dhe kompetencën për të ushtruar ankesë në Gjykata Supreme për raste individuale, ashtu siç e përcakton edhe Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Drejtësia Sot fton Ministrinë e Drejtësisë që të iniciojë plotësim/ndryshimit të Ligjit më numër Nr. 06/L – 057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ashtu që: a) Të përcaktojë autoritetin kompetent tek i cili duhet paraqitur ankesat ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës; b) Të përcaktojë se si duhet të evitohet konflikti i interesit ne rastet kur subjekt i procedurës se disiplinimit janë gjyqtarë të Gjykatës Supreme, dhe të njëjtit e ankimojnë vendimin e KGJK-së në këtë gjykatë.

c) Të përcaktojë saktë subjektet të cilat konsiderohen palë në procedurën disiplinore, subjekte këto të cilat kanë të drejtë ankimimi të vendimeve të Këshillave në Gjykatën Supreme, duke përfshirë këtu edhe subjektin i cili fillon procedurën me ankesë pranë Autoritetit Kompetent.

Drejtësia Sot fton KGJK-në që të bëjë plotësim/ndryshimin e Rregullores për Procedurën e Ngritjes në Detyrë për Gjyqtarë, si dhe Rregullores për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve ashtu që:

a) Të përcaktojë ndikimin e sanksioneve disiplinore në procesin e avancimi (ngritjes në detyre);

b) Të përcaktojë për secilin sanksion disiplinor veç e veç kohëzgjatjen e ndikimit të tyre në avancim, përkitazi me peshën e sanksionit;

c) Të specifikojë subjektet të cilat konsiderohen palë në procedurën disiplinore në rastin e atakimit të vendimeve të KGJK në Gjykatën Supreme, duke përfshirë këtu edhe subjektin i cili fillon procedurën me ankesë pranë Autoritetit Kompetent.

Drejtësia Sot fton KGJK-në dhe Gjykatën Supreme që të bëjnë publikimin e vendimeve të Gjykatës Supreme të marra në drejtim të vendimeve disiplinore të marra në shkallë të parë nga ana e KGJK-së.

Drejtësia Sot fton KPK-në që ta bëjë plotësim/ndryshimin e Rregullores për Transferim e Avancim të Prokurorëve, ashtu që: a) Të ndryshojë sanksionet disiplinore dhe ndikimin e tyre në avancim përkitazi me sanksionet disiplinore të përcaktuara me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Prokurorë.

Drejtësia Sot fton KPK-në që të bëjë përditësimin e ueb faqes së saj ashtu që të përfshijë në brendësinë e saj një indikator te posaçëm për procedurën disiplinore ndaj prokurorëve, duke përfshirë statistika dhe vendimet disiplinore më lehtë të qasshme për publikun. Në këtë drejtim ftojmë KPK-në që të ndjek praktikën e mirë të uebfaqes së KGJK-së.

Related posts

15,835 raste aktive me coronavirus në Kosovë

D V

Mehaj vizitë në Britani, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit të mbrojtjes

D V

Jasharaj: Janë vaksinuar 90% e mësimdhënësve, të tjerët po ankohen se s’ka termine të lira

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com