Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

nga Redaksia

Shkup, 12 shkurt – Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se do të ketër rritje të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,32%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95, rritet për 0,50 denarë/litër, ЕUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 denarë/litër, ndërsa EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,50 denarë/litër.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 81,00 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 79,50 (denarë/litër)

– Vaj për djegie – ЕKSTRA i LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

– Mazut М-1 SU do të shitet për 40,732 (denarë/kilogram).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More