Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rriten denoncimet për gjuhë të urrejtjes

PËRKATËSIA ETNIKE, PARTIAKE DHE ORIENTIMI SEKSUAL CAKQE TË GJUHËS SË URREJTJES

48% e denoncimeve për gjuhë të urrejtes në rrjetet sociale, të regjistruar në Dhjetor të vitit 2020, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, janë në bazë të përkatësisë etnike. Njëkohësisht, denoncimet në bazë të orientimit politik dhe seksual dhe identitetit gjinor sërish shënojnë ngritje, me nga 30% nga numri I përgjithshëm I denoncimeve – thuhet në Raport.

KOMITETI I HELSINKIT

“Komiteti ka verifikuar gjithsejt 110 denoncime për Dhjetor të vitit 2020, që paraqet rritje për 130% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019. Numri më i madh i rasteve sërish ka të bëjë me denoncime që lidhen me gjuhën e urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike, që ishte në rritje që nga fillimi i pandemisë globale”

Raporti thotë se rritja më e madhe e denoncimeve të këtilla është shënuar gjatë periudhës kur Qeveria siguroi mjete për përkrahje të punës së Komunës së Haraçinës, vendim ky që u shoqërua me kritika të ashpra në opinion, ngase iu dha konotacion ndëretnik.

Raporti thotë se zhvillimet e brendshme politike kanë rezultuar me thellimin e retorikës negative që shpeshherë është bazuar në dezinformata dhe lajme të rrejshme pa kontrolluar faktet për zhvillimin e diskutimeve të mëtejshme, sic ishte situata gjatë publikimit të propozim-konceptit për reforma të një pjese të proceseve arsimore nga ana e MASH-it.

KOMITETI I HELSINKIT

“Një nga shkaqet e përhapjes së gjuhës së urrejtjes është mungesa e informacioneve të verifikuara dghe përhapja e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme. Faktori shtesë për situatën e këtillë është mosveprimi ndaj rasteve të gjuhës së urrejtjes, në veçanti nga ana e Prokurorisë Publike”

Komiteti I Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka shënuar rritje të gjuhës së urrejtjes edhe në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor pas njoftimit për formimin e Grupit Ndërparlamentar për përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBT në kuadër të përbërjes së re parlamentare.

Krahas kësaj, mosuksesi I vendit që t`I fillojë negociatat aderuese me BE-në, ka kontribuar të rritet retorika negative në diskursin publik, që reflektohet në denoncimet në bazë të përkatësisë partiake – konstatohet në Raportin e Komitetit të Helsinikit.

Postime të ngjashme

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Rektorati I Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup me apel për vaksinimin e stafit dhe studentëve të UNT-së

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...