Rriten shitjet e automjeteve elektrike në 7 muajt e parë të vitit

Tregu i automjeteve në Kinë vazhdon rimëkëmbjen e tij të qëndrueshme, duke arritur një shifër të lartë në historinë e shitjeve të makinave të reja elektrike, njoftoi Ministria kineze e Tregtisë, citon “Xinhua”.
Sipas ministrisë, në periudhën midis janarit dhe korrikut, shitjet e këtyre automjeteve në vend u trefishuan në krahasim me një vit më parë, duke arritur pothuajse 1.48 milionë njësi dhe tejkaluan shitjet totale të vitit 2020.

Vetëm në korrik, shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 160% në bazë vjetore, duke arritur në 271.000 njësi, ndër shifrat më të larta mujore ndonjëherë.

Prodhuesit e makinave shitën afërsisht 14.76 milionë automjete në shtatë muajt e parë të vitit, me 19.3% nga viti në vit. Sidoqoftë, shitjet në korrik ranë 11.9% nga viti në vit, duke arritur në më shumë se 1.86 milionë njësi, duke shënuar një tkurrje të tretë mujore.

Ministria ia atribuoi ngadalësimin e shitjeve që nga maji bazës së lartë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, si dhe mungesës së çipave automatikë. Të dhënat ministrore zbuluan gjithashtu një lulëzim në tregun e automjeteve të përdorura në Kinë në shtatë muajt e parë të 2021, me shitje prej mbi 9.89 milionë njësi, 46% më shumë në bazë vjetore.

Related posts

Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit

D V

Skenar filmi për vrasjen e ekspertit bërthamor iranian – New York Times zbardh detajet e eliminimit të shkencëtarit iranian

D V

Në Çeki nis operacioni i pastrimit, pas tornados

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More