Solidariteti me popullin maroken në këto ditë të vështira pas fatkeqësisë natyrore të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin të premten , vjen gjithnjë në rritje. Maroku shpalli të shtunën tre ditë zie kombëtare pas një tërmeti shkatërrues që tronditi mbretërinë të premten vonë në mbrëmje. Tërmeti ka marrë jetën e 2.012 personave dhe ka plagosur 2.059 të tjerë, 1.404 prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas përditësimit të fundit të së shtunës nga Ministria e Brendshme e këtij vendi, shkruan CMG Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës bëri të ditur dje se do t’i sigurojë Gjysmëhënës së Kuqe të Marokut 200 mijë dollarë amerikanë si ndihmë emergjente humanitare në ndihmë të operacioneve të saj të shpëtimit.

Një qendër mjekësore në qytetin qendror maroken të Ben Guerir është më e afërta që një ekip mjekësor nga Kina mund të arrijë në epiqendrën e tërmetit që goditi vendin e Afrikës Veriore . Ekipi kinez vazhdon të punojë pavarësisht rrezikut të pasgoditjeve Presidenti i Kinës Xi Jinping i shprehu të shtunën ngushëllime mbretit të Marokut Mohammed VI për tërmetin shkatërrimtar në këtë vend. Në mesazhin e tij, Xi tha se ishte i tronditur kur mësoi për tërmetin e fuqishëm që shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe materiale. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, presidenti Xi tha se ishte i pikëlluar për viktimat dhe shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen e tyre, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.