Agjencia Zhurnal.mk

Rritet çmimi i biletës së Kopshtit Zoologjik në Shkup

Shkup, 21 maj – Bileta hyrëse për në kopshtin zoologjik do të shtrenjtohet për 30 denarë,  në vend të 50 tani do të paguani 80 denarë për person, përveç fëmijëve deri në moshën 3 vjet të cilët mund të hyjnë falas. Ky vendim u miratua në seancën e Këshillit të qytetit të Shkupit që u shoqërua me debat kritik nga këshilltarët opozitar. Drejtori i Kopshtit Zoologjik e arsyetoi rritjen e çmimit të biletave me shpenzimet e larta për mirëmbajtjen e Kopshtit.

Edhe vizitorët e rregullt të këtij kopshti janë kundër çmimit të ri të biletave. Përveç biletës hyrëse, vizitorët në të ardhmen do të duhet të paguajnë edhe 70 denarë shtesë nëse dëshirojnë të vizitojnë parkun e dinozaurëve dhe Mini zoo Parkun të cilat pritet të ndërtohen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...