Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rritet euro-skepticizmi tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 8 shkurt  – Vitin 2020 e shënuan kthesa të rëndësishme në procesin e integrimit evropian. Këto ngjarje u reflektuan tek opinioni publik dhe perceptimi i popullatës ndaj BE-së. Në vitin 2020, iu dha fund trendit shumëvjeçar të uljes së mbështetjes së BE-së, me 69 për qind të popullatës e cila jep mbështetje për anëtarësimin në BE, për 4% më shumë në krahasim me vitin 2019. Shtesë, hendeku ndëretnik në shkallën e mbështetjes së anëtarësimit në BE është duke u zvogëluar.

Këtë e theksojnë rezultatet e dy punimeve hulumtuese me temë “Analiza e opinionit publik për procesin e Maqedonisë në qasjen drejt Bashkimit Evropian” (2014 – 2020) dhe “Tobogani politik – Vit i mbushur me kthesa për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, të cilat sot u prezentuan onlajn në organizim të Institutit për Demokraci, Societas Civilis dhe Zyrës së Fondacionit Korad Adenauer në Shkup.

Megjithatë, sipas analizave, në mënyrë paralele me këto lëvizje, shihet edhe rritja përkatëse prej 3 për qind e qëndrimeve euroskeptike të cilat deri më tani i paraqesin 22 për qind të popullatës. Që këtu, mbështetja ndaj Unionit Euroaziatik si alternativë e anëtarësimit në BE shënon rritje prej rreth 13 për qind në raport me vitin 2019. Kanosja e humbjes së identitetit nacional dhe humbjes së sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit si pasojë e proceseve të evropianizimit imponohen si faktorë më të rëndësishëm për formimin e qëndrimeve euroskeptike.

Është e konsiderueshme edhe rritja e perceptimeve negative ndaj fqinjëve dhe aleatëve të tyre në procesin eurointegrues. Për dallim prej viteve të kaluara, kur arsyet në procesin inkuadrues shiheshin më shumë në mosrealizimin e reformave vendore, tani më shumë se gjysma e qytetarëve problemin më të madh për procesin inkuadrues të vendit e theksojnë tek pozitat e shteteve fqinje, që është për 20 për  qind më shumë se vitin e kaluar.

Edhe pse, të anketuarit akoma e shohin Bashkimin Evropian si aleatin më të madh, megjithatë, ky perceptim shënon ulje prej 7,6 për qind në krahasim me vitin 2019. Shtesë, SHBA-ja e merr epërsinë e BE-së si faktor me ndikimin më të madh, ndërsa Rusia ndër vite shënon rritje të lehtë lidhur me perceptimin për ndikimin e saj. Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, akoma shihet si donatori më i madh financiar i Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i IDSCS-së, Marko Troshankovski në fjalën e tij theksoi se viti i kaluar ishte mjaft jofatlum për ambiciet e Maqedonisë së Veriut për inkuadrim ndaj BE-së, ndërsa vetoja bullgare në mënyrë serioze e dëmtoi procesin e zgjerimit.

“Ky qorrsokak e bë nën rrezik stabilitetin rajonal, e rrit hendekun në çdo aspekt midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, nxit tendenca autoritare, vota populiste. Dëmet janë të mëdha, ndërsa Brukseli është i vetëdijshëm për pasojat e kësaj situate. Kredibiliteti i Unionit dhe i procesit janë dëmtuar në mënyrë serioze. Edhe pse mbështetja e përgjithshme për BE-në është akoma e fuqishme, skepticizmi është duke u rritur, veçanërisht tek të rinjtë, ndërsa mbështetja për Rusinë është duke u rritur vazhdimisht. Të anketuarit akoma e shohin BE-në si aleatin më të mirë të huaj, por BE më nuk shihet si faktor i jashtëm me ndikimin më të madh dhe ngec pas SHBA-së. Çështja është nëse BE ka plan B për ne dhe rajonin”, thotë Troshanovski.

Përfaqësuesi i ri i fondacionit “Konrad Adenauer” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Daniel Braun, e theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian në Maqedoninë e Veriut veçanërisht duke e pasur parasysh jo vetëm bashkëpunimin politik dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në fusha si mbrojtja e mjedisit jetësor, infrastruktura dhe të tjera.

“Të gjithë ne menduam se me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 me Greqinë është hequr pengesa e fundit për negociata inkuadruese, por e shohim se duhet të zgjidhet problemi me një vend fqinj”, thotë Braun duke e shprehur mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimet evropiane të vendit, përcjell Zhurnal.mk

Ai midis tjerash theksoi se nuk është e kontestueshme se qytetarët e vendit dëshirojnë përfundimisht të shohin progres, lëvizje përpara, që është, thotë, diçka që është detyrë e përbashkët e rajonit dhe e BE-së. Këtë Unioni duhet ta shohë, pasi, nëse vihet më gjatë procesi në pritje, atëherë do të zgjidhet një rrugë tjetër. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...