Këtë vit, Shqipërinë po e vizitojnë më shumë njerëz. Në katër muajt e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë më shumë se 2.3 milionë të huaj, ose 30 për qind më shumë se filliminvitin e kaluar.
Sipas INSTAT, vetëm në muajin prill, ishin 794 mijë vizitorë të huaj, të cilët bashkë me 610 mijë shtetasti shqiptarë që erdhën nga vendet të ndryshme regjistruan një fluks rreth 20 për qind më të lartë se prillin e vitit 2023.
Trendi në rritje i njerëzve që vizitojnë vendin tonë këtë vit është i pritshëm me ofertën që ka shpallur qeveria përmes investimeve në infrastrukurë dhe bizneset private me guida, hotele dhe shërbime ushqimi.