Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rritet në 155 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indonezi

Autoritetet e Indonezisë po kërkojnë 72 persona që u zhdukën pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Numri i të vdekurve për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Indonezi dhe Timorin Lindor ka arritur në 155.

Në një deklaratë nga Qendra Kombëtare e Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPD), thuhet se 67 persona kanë vdekur në qytetin Lembaga të provincës Nusa Tenggara Lindore, 49 në Flores Lindor dhe 12 në Alor.

Siç njoftohet, autoritetet po kërkojnë 72 persona që u zhdukën pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës ndodhin shpesh në Indonezi, vend në brezin ekuatorial, veçanërisht midis tetorit dhe prillit.

Sipas agjencisë së katastrofave natyrore, 125 milionë njerëz, gjysma e popullsisë së arkipelagut, jetojnë në zona ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të tokës.

Numri i të vdekurve ishte 27 në përmbytjet në Timorin Lindor

Nga ana tjetër, numri i vdekjeve u rrit në 27 pas përmbytjeve në Dili, kryeqytetin e Timorit Lindor, një nga vendet fqinje të Indonezisë, dhe provincat fqinje.

Sipas lajmeve në Antara, agjencinë kombëtare të Indonezisë, pas katastrofës së përmbytjes që filloi dje, mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në zona të sigurta.

Po ashtu raportohet se gjashtë nga të vdekurit si pasojë e përmbytjeve ishin fëmijë.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...