Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rritet niveli i lumenjve, ka rrezik të dalin nga shtrati

Shkup, 11 janar – Zhurnal.mk – Nivelet e lumenjve janë rritur në mënyrë drastike pas reshjeve të shiut që kanë kapluar vendin ditëve të fundit. Në disa lumenj është regjistruar nivel gjashtë herë mbi mesataren e zakonshme gjatë muajit të janarit.

Sipas matjeve hidrologjike të sotme, më shumë ujë është regjistruar në lumin Vardar, Treskë, Lepenec, Pçinja, Babuna, Bregalnicë, Strumicë, Crna dhe Sateska.

Asnjë nga lumenjtë nuk është nën mesataren, ndryshe nga liqenet, gjendja e të cilave ka ndryshuar pak. Liqeni i Ohrit dhe Prespës mbetet ende nën vlerat mesatare.

“Paralajmërojmë për lëvizje të kujdesshme përgjatë rrjedhave ujore si dhe grykave për shkak të mundësisë për vërshime si dhe rrëshqitje të të dheut. Në të gjitha stacionet hidrologjike të rrjetit kombëtar hidrologjik ka rritje të niveleve të ujit, rritje të nivelit të ujit ka pranë Vardarit – rrjedha e sipërme, ku në Jegunovce në krahasim me të dhënat e djeshme regjistrojmë një rritje prej 114 centimetrave, në Lepenec afër Shkupit 45 centimetra, në Vardar në Shkup 45 centimetra, Treska në Makedonski Brod është rritu për 87 centimetra, Crna në Novaci 100 centimetra, Radika në Boskov Most, 66 centimetra. Në liqenet, krahasuar me të hënën e kaluar, po shohim rritje, në Ohër me nëntë centimetra, në Prespë me katër dhe në Dojran me një centimetër, informojnë nga Instituti Hidrometerologjik.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...