Rritet numri i alivanosjeve në kryeqytet, Mjekët: Kujdes gjatë temperaturave të larta

nga Xh M

Shkup, 11 korrik – Për shkak të motit të nxehtë, në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore ditëve të fundit ka pasur numër të shtuar të ndërhyrjeve gjatë alivanosjeve në ambiente publike. Qytetarët që kërkojnë ndihmë më shumë janë me sëmundje kronike, më të moshuarit, personat me tension të lartë, me diabet.

“Moti i nxehtë ndikon në tensionin e gjakut, uljen e sheqerit në gjak, humbjen e koncentrimit. Tek pacientët me diabet u ndikon në molisje, djersitje e ndonjëherë deri në alivanosje. Po ashtu përkeqësimi i shëndetit ndodh edhe në vendet e punës tek punëtorët që punojnë në ambiente të hapura. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur intervenime, si me alivanosje dhe përkeqësim të shëndetit të qytetarëve.”, – deklaroi Marina Sotiroska nga Ndihma e Shpejtë.

Mjekët thonë që temperaturat e larta po ashtu ndikojnë në rritjen e numrit të sulmeve në tru.

“Me ndryshimin e motit, qofshin temperatura të larta apo më të ulëta, rriten faktorët e rrezikut dhe rritet numri i sulmeve në tru që fatkeqësisht edhe tek të rinjtë janë të shpeshta.”, – theksoi Marina Sotiroska nga Ndihma e Shpejtë.

Ndërkohë Qeveria miratoi rekomandimet, masat për parandalim dhe mbrojtje.

“Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga detyrat e punës në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte). Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.”.

Njëkohësisht, në një seancë të Qeverisë është marrë vendim që kopshtet të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More