Agjencia Zhurnal.mk

Rritet numri i lejeve të dhëna për ndërtim, janë planifikuar 519 banesa të reja

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – Në qershor sivjet janë dhënë 273 leje për ndërtim që është për 35,1 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e paraparë e objekteve arrin 12.913.000.000 denarë që është rritje për 469 përqind.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 142 ose 52 për qind janë për objekte nga ndërtimet e larta, 54 ose 19.8 për qind janë për objekte nga ndërtimet e ulëta dhe 77 ose 28,2 për qind për objekte për rikonstruim. Nga gjithsej 273 objektet, 159 ose 58,2 për qind investues janë persona fizikë, ndërsa 114 ose 41.8 për qind objekte investues janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtim i 519 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 45.634 metra katrorë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...