Rritet numri i punëtorëve në industri

nga D V

Shkup, 1 prill – Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, është rritur për 1.5 për qind. Në periudhën janar-shkurt, megjithatë, krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2023, numri i tyre është më i lartë për 2.0 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

 Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe guroreve në shkurt të vitit 2024, krahasuar me shkurtin e vitit 2023, shënon rritje prej 5.8%, në sektorin e industrisë përpunuese me rritje prej 1.2%, dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. një rritje prej 0.7 %.

Sipas grupeve kryesore të industrisë, numri i punëtorëve në industri në shkurt të vitit 2024, krahasuar me shkurtin e vitit  2023, ka shënuar rritje te Energjia për 4.4%, Prodhimet kapitale për 14.7% dhe Materiale të qëndrueshme  për konsum të gjerë për 6.0%, ndërsa rënie është shënuar te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 6.8% dhe prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3.4%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More