Rritet numri i të infektuarve me Covid, më së shumti raste aktive ka në Shkup dhe Tetovë

Shkup, 30 korrik – Në rritje është numri i të sëmurëve nga Kovid-19 në vend. Të dhënat që i publikoi dje Instituti për Shëndet Publik për 24 orët e fundit tregon se gjatë 3.764 testeve të bëra janë regjistruar 54 raste të reja me Kovid-19, 12 të shëruar dhe nuk ka pacientë të vdekur.

 

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 156.225, numri i pacientëve të shëruar është 150.333, i viktimave 5.491, ndërsa numri i rasteve aktive është 401 ku numri më i madh -139 janë në Shkup dhe 106 në Tetovë…

Vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër vend, ndërsa në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren i cili sot zhvillohet në 19 vendbanime. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, me ditën e pardjeshme janë vaksinuar gjithsej 506.033 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 3.770 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 14.230 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 878.290 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 372.257 qytetarë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ne shifrat e fundit siç theksojnë në ministri, 63 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 61 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës, 56 për qind mbi 60 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës dhe 46 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë ta vaksinës.

Qytetarët pa termin të caktuar janë vaksinuar në pikat ekzistuese të vaksinimit nëpër vend. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e mbarë vendit me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Faqja vaksinacija.mk është e hapur për terminë të vaksinimit të fëmijëve, informojnë nga MSH-ja dhe apelojnë deri te qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të mposhtim virusin.

Related posts

Arrestohet një person me urdhërarrest

D V

Nesër mot me vranësira, me dukuri të izoluar të rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut

Redaksia

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com