Agjencia Zhurnal.mk

Rritet numri i të infektuarve me koronavirusi në Gjermani

Rritet numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani.

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 2,237 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 145,694 persona. Kjo ishte dita e dytë radhazi që u shënua rritje e numrit të rasteve të reja, shkruan “Reuters”.

Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan edhe 281 viktima, duke e çuar në 4,879 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Gjermania këtë javë e filloi largimin e disa masave kufizuese, me ç’rast u hapen dyqanet e vogla, dyqanet e veturave dhe biçikletave dhe libraritë.

Sidoqoftë, nënkryetari i institutit të sëmundjeve ngjitëse ka paralajmëruar se këto masat e izolimit do të duhej të mbeteshin ende në fuqi, nëse bëhet vlerësim i situatës nga këndvështrimi epidemiologjik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...