Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri nga Covid, 5 persona humbin jetën

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë këtyre orëve janë kryer 5.613 teste nga ku 995 kanë rezultuar pozitivë, shifër kjo e cila është rritur ndjeshëm krahasuar me ditën e djeshme.

 

Njoftimi i plotë i MSH

Janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste  në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.

Related posts

Tomini flet mbi situatën e COVID: Varianti Delta dominant ndaj Mu-së, ora policore…

D V

Hotel, pishinë e njësi shërbimi/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Gerti dhe Armand Markut, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

D V

Artikulli i prestigjozes italiane: 15 vende ku mund të bëni rafting në Europë, mes tyre edhe Vjosa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More