Agjencia Zhurnal.mk

Rritet numri i të infektuarve në vend, situata është shqetësuese

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Dje u regjistruan 178 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni. Nga këto raste, më së shumti kishte në Shkup 42, në Kumanovë 19, Koçan 17, Prilep 16, Tetovë 14, Strumicë 13, Gostivar 11, Kërçovë 8, Strugë dhe Veles 5, Manastir dhe Gjevgjeli nga 4, Ohër dhe Vallandovë nga 3, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip dhe Dellçevë nga dy, ndërsa në Dibër, Shtip, Kavadar, Makedonski Brod, Vinicë, Shën Nikollë nga 1 rast i ri, informon Zhurnal.

Instituti për Shëndet Publik regjistroi 71 pacientë të shëruar si dhe katër të vdekur. Të ndjerit ishin të moshës 61, 59, 69 dhe 70 vjeçare.

Për momentin më së shumti raste aktive ka në Shkup gjithsej 598, në Kumanovë 211, Tetovë 170, Prilep 138, Gostivar 113, Strumicë 108, Koçan 98 etj.

Ministri Filipçe tha se ka një rritje të vogël të numrit të të infektuarve të rinjë dhe se ditëve në vijim do të bëhen analiza për përqindjen e rritur dhe në bazë të asaj të vendoset nëse duhet eventualisht diçka të ndërmeret.

Numri i prëgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë nga fillimi i pandemisë është 16735, i të shëruarve 13863, të vdekur 693 ndërsa për momentin rastet aktive janë 2179.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...