Rritet numri i turistëve dhe i bujtjeve

nga D V

Shkup, 11 korrik – Në muajin maj të këtij viti në vendin tonë janë evidentuar 106.604 turistë, prej të cilëve 25.5 për qind vendas, ndërsa 74.5 për qind të huaj, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Numri i bujtjeve në maj arrin 200.439, prej të cilëve 29.4 për qind të gjithë janë turistë vendas, ndërsa 70.6 për qind të huaj.

Në periudhën janar-maj të vitit 2024, në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar, numri i turistëve është rritur për 12.0 për qind dhe atë: tek turistët vendas për 2.6 për qind, ndërsa të huaj për 16.6 për qind.

Numri i bujtjeve është rritur për 10.2 për qind dhe atë: tek turistët vendas për 8.8 për qind, ndërsa tek të huajt për 11.0 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More