Agjencia Zhurnal.mk

Rritet numri i viktimave të masakrës në Kanada, sulmuesi vrau 23 persona – viktima më e re është një 17-vjeçar

Policia kanadeze është duke pritur të konfirmoj motivin për vrasjet masive që janë kryer në këtë vend gjatë javës së kaluar, kur një person sulmoi civilët me armë zjarri. E sipas të dhënave më të reja të policisë kanadeze, në këtë sulm kanë humbur jetën 23 persona.

Gabriel Wortman, 51-vjeç, autor i sulmit të përgjakshëm i cili ishte veshur me uniformë të policisë kanadeze dhe kishte kamufluar veturën e tij me qëllim që të duket si e policisë, të shtunën pas mesnate në Nova Scotia kishte filluar sulmin e përgjakshëm prej 13 orëve, derisa nuk hasi në polici të cilët e vranë, transmeton Telegrafi.

Më herët policia kanadeze kishte bërë të ditur se numri i viktimave pritet të rritet, pasi që kishte zgjeruar pistën e hetimeve duke urdhëruar kërkimet edhe në 16 lokacione tjera – ku ishin djegur disa shtëpi.

Megjithatë kanë pranuar se viktima më e re e sulmit është një 17-vjeçar, kurse mediat lokale raportojnë se Wortman i kishte njohur disa prej viktimave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...