Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Rritet qarkullimi në katër muajt e parë të vitit

Shkup, 11 qershor – Indeksi i qarkullimit në industri, gjithsej, në prill të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, arrin 209. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në prill të vitit 2021, në krahasim me prillin e vitit 2020, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 67,3 për qind, prodhimet kapitale për 359,5 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 103,5 për qind dhe prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjërë prej 34,6 për qind.

Siç publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, qarkullimi në industri, gjithsej në prill të vitit 2021, në krahasim me marsin e vitit 2021, është zvogëluar për 2,9 për qind, ndërsa në periudhën janar-prill të vitit 2021, në krahasim me periudhën janar-prill të vitit 2020, është rritur 22 për qind.

Sipas ESHS-së, qarkullimi në industri në tregun vendor,në prill të vitit 2021, në krahasim me prillin e vitit 2020, shënon rritje prej 20,8 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor në prill të vitit 2021, në krahasim me prillin e vitit 2020, është rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 23,8 për qind. Prodhimet kapitale për 27,6 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 71,3 për qind dhe prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjërë për 14,3 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregut vendor, në prill të vitit 2021, në krahasim me marsin 2021, është rritur për 1,4 për qind, ndërsa rritje për 2,4 për qind shënon në periudhën janar-prill 2021, në krahasim me periudhën janar-prill të vitit 2020.

Siç citon statistika, indeksi i qarkullimit në industri të tregjeve të huaja, në prill të vitit 2021, në krahasim me prillin e vitit 2020, arrin 262.

Sipas grupeve industriale kryesore, qarkullimi në industri në tregjet e huaja në prill të vitit 2021, në krahasim me prillin 2020, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 86,6 për qind, prodhimet kapitale për 402,7 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë 10,8 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 50,1 për qind.

Në tregjet e huaja qarkullimi në industri në prill të vitit 2021, në krahasim me vitin 2021, është zvogëluar për 4,3 për qind, ndërsa në periudhën janar-prill të vitit 2021, në krahasim me periudhën janar-prill të vitit 2020, ka rritje prej 27,1 për qind.

Postime të ngjashme

9013 turistë e vizituan Maqedoninë gjatë prillit, më së shumti nga Turqia dhe Serbia

Zekirija Haxhiu

Shtrenjtohen nafta dhe benzina

Zekirija Haxhiu

Ministri Hoxha promovon produktet e Maqedonisë së Veriut në Rumani

Zekirija Haxhiu

“Java e produkteve maqedonase”në Bukuresht

Zekirija Haxhiu

FMN mirëpret vendimin për zgjerimin e rezervave globale

Dafina Vidishiqi

Qytetarët e Maqedonisë ankohen për rritjen e vazhdueshme të çmimeve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...