Rritet shkalla e punësimit në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 3 shtator – Në tremujorin e dytë të këtij viti, në vend kishte 1.681.862 qytetarë të aftë për punë, nga të cilët 945.412 ishin aktivë, prej të cilëve 795.271 të punësuar dhe 150.141 të papunë. Shkalla e personave aktivë në këtë periudhë është 56,2 për qind, shkalla e punësimit është 47,3 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është 15,9 për qind.

 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e personave aktivë dhe shkalla e punësimit është 0,2 për qind më e lartë në krahasim me tremujorin e parë të vitit, ndërsa shkalla e papunësisë është më e ulët me 0,1 për qind.

Related posts

VMRO-DPMNE shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë

N E

Ahmeti priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në vend Duxhak

R Zh

Tronditet familja nga Vrapçishti! Në vend të nënës, në arkivol gjen trupin e një burri

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More