Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Rritet shkëmbimi tregtar me Kinën

Shkup, 4 mars – Shkëmbimi tregtar në mes RMV-së dhe Kinës shënon rritje. Por si dhe çka ndikoi në këtë rritje?!

“Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikës datojnë që nga pavarësia e shtetit. Që atëherë e deri më sot kemi një rritje të vazhdueshme të tregtisë. Për shembull, në vitin 1990, importet do të ishin vetëm 21 milion dollarë, të cilat në 8 vitet e ardhshme kanë vazhduar të kenë ulje. Por nga viti 1999 e deri në vitin 2008-të kemi rritje të importit nga Kina që arriti në 316 milion dollarë. Në vitin 2019, importi i produkteve nga Kina në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 545 milion dollarë. Ndërsa në vitin 2020, importi nga Kina ishte 522 milionë dollarë”. Me këtë rritje të importit duke kaluar 500 milion dollar në vit Kina nga vendi i shtatë kaloi në vendin e katërt si partner kryesor i Maqedonisë së Veriut”.

Edhe udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim tregtar ndërkombëtar nga Ministria e ekonomisë Ilir Shabani, thotë se  Kina u bë partneri i katërt i Maqedonisë së Veriut pas Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Serbisë.

 “Statistikat që i ka Ministria e Ekonomisë, tregojnë se në vitin 2020 tregtia është 664 milionë euro, prej të cilave 522.55 milionë euro importi, ndërsa eksporti është 141 milionë euro. Me këto shifra Kina u bë partneri i katërt i Maqedonisë së Veriut pas Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Serbisë, të cilat janë tre partnerët më të mëdhenj. Kina deri më tani ishte partneri i shtatë por këtë vit dhe në vitin 2020 kemi pasur rritje, ndërsa me shtetet tjera kemi zvogëlim për shkak të Covid-19”, tha Ilir Shabani – Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim Tregtar Ndërkombëtar.

Importi i lartë nga Kina është indikatori që tregon se sa kemi kapacitet ne si shtet të importojmë mallra nga shtetet tjera të zhvilluara të rajonit –vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore.

 “Vlera e lartë e importuar e mallrave nga Kina është indikator që në fakt ajo tregon se sa kemi kapacitete ne si shtet të importojmë mallra nga shtetet tjera të zhvilluara të rajonit. Por kjo nuk do të thotë që çdo gjë që importohet nga Kina ka kualitet të ulët ose cilësi të ulët”, deklaroi Durim Zeqiri nga OEMVP.

Maqedonia e Veriut nga Republika Popullore e Kinës më se shumti importon pajisje teknologjike dhe teknikës së bardhë, por nuk mungojnë as edhe produktet për amvisëri.

Postime të ngjashme

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

Analizë/ Qytetarët nuk po munden të sigurojnë as produktet ushqimore bazë

Z H

Oda ekonomike do ta përmirësojë punësueshmërinë në pesë rajone të planifikimit

Z H

Lirohet benzina, çmimi i naftës ngelet i njejtë

Z H

Numri i turistëve në shkurt është ulur për 41,7 për qind

Z H

Takim me Bjerde nga BB: Të gjitha të dhënat tregojnë se sistemi bankar është i qëndrueshëm

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...