Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Rritet tregtia online në kushtet e pandemisë

Zhurnal Ads

Shkup, 26 nëntor, zhurnal.mk – Për shkak të korona-krizës, qytetarët i ndryshuan zakonet e konsumit. 36% prej tyre e kanë rritur vëllimin e blerjeve në internet. Që nga fillimi i krizës është shënuar rritje prej 177% të transaksioneve online me tregtarët elektronikë vendas. Megjithatë qytetarët nuk kanë shumë besim në tregtarët e huaj dhe për këtë arsye blerja është ulur për 36%. Maqedonia e Veriut është radhitur në krye, por nga niveli i ulët i aftësive digjitale të popullsisë, theksoi në onlajn konferencë, kryetarja e Asociacionit për E-Tregti, Nina Angellovska.

-Sfida më e madhe është arsimimi i ulët digjital i popullatës dhe në vend të dytë – gjetja e stafit të duhur. Pengesa më e madhe është niveli i ulët i vetëdijes dhe shprehive për blerje në internet si dhe mosbesimi”, deklaroi Nina Angellovska, kryetarja e Asociacionit për E-tregti.

Ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Meri Bërns, e theksoi mbështetjen për zhvillim të e-tregtisë.

“Kjo mund të ketë ndikim të dukshëm ndaj ekonomisë. Kjo ndihmon në drejtim të krijimit të mundësive të reja, sidomos për të rinjtë të cilët viteve të fundit janë shpërngulur në numër që është tepër shqetësues. Ky vend ka potencial tejet të madh teknologjik. Duke shfrytëzuar këto potenciale, do të mund ta ngritin Maqedoninë e Veriut, kurse mund ta shndërrojnë edhe në lider rajonal në E-Tregti”, Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-së në vend.

Jemi krenarë që kemi ndihmuar shumë kompani përmes tregtisë online që të sigurojnë rritje dhe ekzistencë të bizneseve të tyre, tha ambasadorja amerikane. Covid-19 ndikoi në ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve elektronikë. Nga 2.800 të anketuar, 37% dukshëm bëjnë më shumë blerje online, kurse gati 20% për here të pare kanë filluar t’i paguajnë faturat online duke përdorur e-shërbimet qeveritare. Çmimi më i ulët ka ndikimin më të madh në vendimin për të blerë në internet.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kryeministri Zaev dhe bordi Maqedonia 2025: Fokus drejt krijimit të politikave afatgjate për zhvillim ekonomik

E.E.

Muajin e kaluar janë shqiptuar rreth 24 mijë gjoba për mosmbajtje të maskës

E.E.

ASH kërkon shkarkimin e Bogdanovicit: Ka fyer shqiptarët

admin

LSDM: Vetëm Mickoski dhe partia e tij i gëzohen viktimave nga Covid

E.E.

Gir: Qeverisja e së drejtës pikënisje por edhe hapi i fundit i negociatave për anëtarësim

Z H

Nga Covid-19 humbi jetën një i burgosur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...