Rritet treguesi i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në janar

nga V.E.

Treguesi i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Kinës në janar u rrit me 0.1 pikë krahasuar me muajin pararendës, duke arritur në 89.0, treguan të dhënat e Shoqatës Kineze të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të publikuara të martën.

Gjashtë nga tetë nëntreguesit u shtuan në janar, duke përfshirë tregun, punën dhe investimet, sipas shoqatës.

Për sa u përket sektorëve, nëntreguesit e sektorëve të industrisë, transportit, pasurive të paluajtshme, shitjeve me shumicë dhe pakicë, shërbimeve shoqërore dhe softuerëve të transmetimit të informacionit u shtuan përkatësisht me 0.1, 0.4, 0.2, 0.2, 0.5 dhe 0.3 pikë.


Sa u përket rajoneve, nëntreguesit për rajonet lindore, perëndimore e verilindore shënuan përkatësisht vlerën 89.7, 88.1 dhe 81.0, me një rritje përkatësisht 0.1, 0.3 dhe 0.3 pikë. Nëntreguesi për rajonin qendror ishte 89.9, i barabartë me dhjetorin e vitit të kaluar.


Në Kinë më shumë se 90 për qind e kompanive private janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe mbi 90 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë kompani private.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More