Rritja e buxhetit në shëndetësi rrit shpresat për kujdes të shtuar mjekësor!

nga I.A

Shkup, 3 shkurt – Shëndeti është brenga jonë e përditshme, mbase nuk i atakon vetëm të moshuarit pasi kohëve të fundit probleme të shumta shëndetësore po shfaqen edhe tek të rinjtë. Pra, nga lindja e deri në vdekje kujdesi shëndetësor na ndjek pas me ose pa dashje. Meqë, shëndeti është pjesë e pandashme e jona ka rëndësi dhe peshë të veçantë për secilin prej nesh. Përgjegjësia institucionale duhet të jetë në nivelin e duhur për të ofruar shërbime shëndetësore më produktive, shkruan Zhurnal.

Rritet buxheti për institucionet e shëndetësisë –

Ministria e Shëndetësisë me buxhet historik këtë vit për investim në Klinika Universitare, Spitale, Qendra të Shëndetit Publik dhe Shtëpi të Shëndetit Publik. Buxheti i sivjetëm është mbi 10.3 miliardë denarë më i lartë se sa buxheti për dedikime të njejta në vitin 2023.

“Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, buxheti që investohet për institucionet shëndetësore është 33.872.682.000 denarë. Sa për ilustrim, buxheti primar i vitit 2023 për institucionet shëndetësore ishte 22.991.425.000 denarë. Jemi të përkushtuar dhe të vetëdijshëm se institucionet shëndetësore kanë nevojë për përkrahjen tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky është suksesi i tretë i radhës më i madh i Ministrisë së Shëndetësisë nën udhëheqjen e Arben Taravarit. Kujtojmë se paraprakisht u rritën rrogat për infermierët me 2.500 denarë dhe po punësohet personel mjekësorë prej 1200 personave.

Përkundër faktit që tani me qeverisjen e re ka ndryshuar qasja në shëndetësi, sërish njëri nga problemet kyçe vazhdon akoma të mbetet prezent. Ikja e mjekëve jashtë vendit. Edhe pse dihet se ky trend masiv nuk mund të ndalet për gjashtë muaj as për një vit, nevojitet punë dhe angazhim gradual.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e personelit mjekësor?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More