Shkup, 17 maj – Inflacioni po troket sërish në derë, duhen gjithnjë e më shumë para për mbijetesë. Kostoja e jetesës krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti është rritur me 4 për qind. Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %. Shoqëria në Maqedoninë e Veriut është e ndarë në dy shtresa, shumë të varfër që janë edhe numri më i madh i qytetarëve dhe në shumë të pasur që janë numër i vogël i qytetarëve, klasa e mesme vështirë të gjendet në këtë mesë e në këtë shoqëri, shkruan Zhurnal.
Inflacioni në prill është rritur për 0,7 për qind në krahasim me marsin
Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve për jetë në prill, krahasuar me marsin, është 0,7 për qind, ndërsa çmimet janë rritur për 1,1 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave
Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %.
Në prill të vitit 2024, krahasuar me mars e vitit 2024, është vërejtur ulje e kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake me 0.5 % dhe banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 0.2 %.
Kostoja e jetesës në grupet: pijet alkoolike, duhani, narkotikët dhe arsimi mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.
Me rritjen e inflacionit pritet të rritet numri i qytetarëve të varfër-
Në njoftimin e Entit Shtetëror për Statistikë në RMV thuhet kostoja e jetesës krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti është rritur me 4 për qind. Një shifër e lartë që vetëm sa shkon e rritet edhe më shumë, dhe bashkë me rritjen e inflacionit rritet edhe numri i qytetarëve të varfër.
Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që kishte disa masa për ngrirje të çmimeve, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.
Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.
Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme. Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk