Agjencia Zhurnal.mk

Rritja e pagave në shëndetësi, specializantë dhe punëtorë jo shëndetësor në protesta

Shkup, 16 nentor – Specializantët e kofinancuar të hënën paralajmërojnë protesta, ndërkaq atyre  më 27 nëntor pritet tu bashkangjiten edhe  punëtorët jo shëndetësorë, administrata, shoferët dhe pjesa tjetër e personelit teknik, duke kërkuar që të përfshihen në rritjen e pagave.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me politikat për rritjen e pagave.

Dikasteri i shëndetësisë për momentin planifikon që nga viti i ardhshëm të rrisë rrogat e mjekëve specialistë për 25%, infermiereve 10%, mjekëve të përgjithshëm 15% dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor 5%.

“Specialistët e kofinancuar kërkojnë që specializimi i tyre të transformohet në marrëdhënie pune përderisa ata edhe specializojnë, e që për momentin nuk ekziston ligj, me qëllim që të marrin rritjet e pagave që tani po marrin punëtorët tjerë shëndetësorë. Meqë kërkesa është legjitime, ne do të bëjmë disa takime pune në ministri, me fondin dhe me një pjesë të deputetëve që të shohim se cilat janë mundësitë që ligji në këtë pjesë të ndryshohet.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe: Do të vazhdojmë me rritjen e pagave, VMRO: Manipulim, s’ka rritje për të gjithë

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE duke thënë që në vend të rritjes reale, po degradohen punëtorët shëndetësor.

“Ata thonë rritje të pagave dhe në vend të kësaj rezulton që s’ka rritje. Në vend të rritjes për të gjithë të punësuarit, shohim se si bëhet ndarja, për dikë ka rritje, për të tjerë s’ka. Zaev dhe Filipçe bënë që të shtohet revolta tek punëtorët shëndetësorë,” thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë së Mickovskit politikave të tilla manipulative të pushtetit do t’u vijë fundi në zgjedhjet e 12 prillit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...