Rritja e pagës minimale maksimizon mundësit e mbijetesës!

nga I.A

Shkup, 10 korrik – Paga është gjëja që lidhë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt me jetesën apo mbijetesën në këtë vend. Duke marrë për bazë ngritjen e standardit jetësor është mëse e nevojshme edhe rritja e pagave. Në të kundërtën rritet dëshpërimi dhe pamundësia e qytetarëve për t’ia dalë me çmimet e larta të produkteve bazë. E për fat të mirë vazhdon “beteja“ sindikaliste për të rritur pagën minimale në 450 euro dhe të pasur të gjithë të punësuarit rimbursim për shpenzimet e ushqimit dhe transportit. Kjo duhet të vazhdojë me ngulmë deri në arritjen e kësaj objektive që lehtëson jetën e qytetarëve që varen kryesisht nga paga minimale, shkruan Zhurnal.

Rritje e pagës minimale në 450 euro duhet të jetë prioritet –

Vazhdon “beteja“ sindikaliste për të rritur pagën minimale në 450 euro dhe të pasur të gjithë të punësuarit rimbursim për shpenzimet e ushqimit dhe transportit.

Pas deklaratës së dhënë të kryeministrit Hristijan Mickovskit, se këtë kërkesë do të rishqyrtohet në bazë të mundësive finansiare të cilat janë në dispozicion në arkën buxhetore, një pjesë e sindikalistëve i rikujtojnë Mickovskit, se rritja pagës minimale është e patjetërsueshme dhe e domosdoshme, pasi që punëtorët mezi po e kalojnë muajin me pagat që aktualisht marrin ata, ku çdo gjë është në rritje e sipër dhe jeta bëhet gjithënjë më e vështirë për ta.

“Për ne me rëndësi janë punëtorët ku në një farë mënyre me pagat që aktualisht marrin mezi po ja kalojnë muajin, sepse diku rreth 100 mijë të punësuar aktualisht marrin diçka më shumë se pagën minimale, përserida paga mesatare rall kush e merr mbi 40 mijë denarë” – tha Lupço Radovski nga LSM.

Nga organizata e punëdhënësve thonë se nuk ka vend për rritje të pagës minimale në vend, sepse çdo rritje artificiale ose e shfrenuar, e që nuk korespodon me gjendjen e bizneseve, do t’u shkaktojë atyre kolaps financiar.

“Sipas meje kërkesa për rritja e pagave nuk është e arsyetueshme sepse nëse shohim dhe bëjmë një krahasim, shuma e pagës minimale me ajo mesatare tek ne aktualisht është një ndër më të mëdhat në Europ, kështu që të punësuarit më të mirë po demotivohen” – tha Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.

LSDM opozitare mbështet kërkesën për rritje të pagës minimale. Kërkon kjo çështje të jetë një ndër prioritet më kryesore të kësaj qeveri dhe të vazhdojë trendin e rritjes së minimales të cilët e filloi qeveria e kaluar, thonë nga LSDM.

“Nuk bëhet fjalë se sa i “gjatë është qylimi” buxhetor për të rritur pagën minimale, por se sa kjo çështje është prioritet për këtë qeveri. LSDM siguronte para për rritje të pagave në kohën e krizës ekonomike dhe shëndetësore. VMRO-DPMNE thjeshtë po kërkon arsyetime për të ndryshuar politikën e deritanishme të rritjes së pagave”, thuhen në komunikatën e LSDM-së .

Nga VMRO-DPMNE thonë se pas marrjes së pushtetit qendrorë kanë trasheguar situatë kastrofale dhe kaotike. Tashmë po kërkojnë zgjiedhje për të rimëkëmbë ekonominë në vend.

“Qëllimi ynë është që të bëjmë rimëkëmëbjen sa më të shpejtë të ekonomisë dhe të standardit jetësor në vend. Kjo qeveri është e fokusuar të jetë partnerë me punëtorët në bazë të punës dhe përkushtimin e dhënë” – u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, sindikalistët kanë kërkuar brenda 100 ditëve të para të kësaj qeverie, rroga minimale të bëhet 450 euro, të mundësohet pagesa për shujta për të gjithë punëtorët në vlerë prej 20 % të rrogës mesatare dhe mbullim të shpenzimeve për transport. Kërkesat e sindikalistëve do të shyqyrtohen edhe në mbledhjen e adhshme të Këshillit Socio-Ekonomik.

Numri i qytetarëve të varfër shkon në rritje –

Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që kishte disa masa për ngrirje të çmimeve, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.

Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.

Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.

Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.

Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme. Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More