Shkup, 25 mars – Rritja e pagës minimale rrit shpresat për kujdesin e institucioneve ndaj qytetarëve, derisa gjitha shpresat ishin në prag të shuarjes dhe shpenzimet kishin arritur kulminacionin qytetarët e këtij vendi të ardhmen e tyre pothuajse e kishin lënë në duar të fatit. Rritja minimale e pagës minimale ndihmon minimalisht, pra, nuk është e majftueshme por është sinjal që mund të bëhet edhe më shumë edhe më mirë, shkruan Zhurnal.
Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2 200 denarë –
Nga prilli do të paguhet minimalja e paraparë me ligj apo rreth 2 200 denarë më shumë nga rroga e tanishme minimale, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Sipas tij, nëse në muajt në vijim vjen deri te marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve për shumë më të madhe, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelizim shtesë.
“Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit. Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse a]dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.
Lidhur me punësimet në Inspektoratin shtetëror të tregut (ISHT), kryeministri përmendi se Qeveria është e obliguar t’i sigurojë të gjitha kapacitetet e institucioneve dhe atë do ta bëjë.
Paga minimale mund të rritet por nevojitet përkrahje e pushtetit –
E mundur është që të arrihet pagë edhe më e lartë se 450 euro nëse Qeveria ndihmon përmes të ardhurave sociale, thonë punëdhënësit. Ata sot, para seancës së Këshillit ekonomiko-social (KES), deklaruan se çdo rritje që ndajnë në shumë prej 1.000 deri në 9.000 denarë duhet të përkrahet brenda një viti nga Qeveria përmes kontributeve sociale, ndërsa më tutje, me forcimin e ekonomisë, ka mundësi që të shlyhet plotësisht prej tyre.
Paga minimale nuk është pika nga rendi i ditës në seancën e KES-it, por, siç theksuan përfaqësuesit nga Lidhja e Sindikatës (LSM) dhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) do të kërkohet hapja edhe e kësaj çështje.
Sipas LSM-së, nëse punëdhënësit duan të rrisin pagat e të gjithë punonjësve në sektorin privat, duhet të gjendet zgjidhje me të cilën Qeveria do të subvencionoj një pjesë të të ardhurave. KSL, nga ana tjetër, do të propozojë një formulë sipas së cilës Qeveria do të subvencionojë një pjesë të pagave të më të varfërve.
“Propozimi jonë është për rritje nga 1,000 deri 9,000 denarë në mënyrë që shteti të na ndihmojë me kontribute. Çdo rritje që punëdhënësit e ndajnë prej 1.000 deri në 9.000 denarë duhet të përkrahet brenda një viti nga Qeveria përmes kontributeve sociale dhe më tej, shpresojmë se me forcimin e ekonomisë, do të ketë mundësi që ato të paguhen në tërësi. Nga 24.800 denarë që janë tani, presim që në muajin mars të kemi subvencione në kontribute sociale deri në 34.000 denarë. Janë rreth 9,000 denarë. Propozimi i sindikatave është 27.000 apo 450 euro, por ne kemi shansin që nëse mbështetemi nga Qeveria me kontribute sociale, të rriten ato paga që të arrijmë një pagë minimale pak më të lartë në rajon. Kjo do të thotë se paga minimale do të negociohej më tej përmes marrëveshjeve kolektive në secilin sektor, por baza për rritjen çdo vit në muajin mars do të ishte në përputhje me metodologjinë e vendosur, ndërsa me marrëveshje të posaçme kolektive me sindikatat, duhet të ketë një rritje plus. Këto janë disa zgjidhje që ne propozojmë, sindikatat kanë diçka të ngjashme, por më e rëndësishmja është që numri i kompanive dhe i punonjësve të mbetet i njëjtë”, sqaroi Mile Boshkov nga Konfederata e bizneseve të Maqedonisë
Paga të dinjitetshme mundësojnë kryerjen e punës me profesionalizëm dhe objektivitet të lartë, prandaj duhet fokus i veçantë. Pagesa e kontributeve është jashtëzakonisht e lartë, për të gjithë punëtorët duhet të ulet gjithsesi, por do të kishte qenë e rrugës që për gazetarët dhe punëtorët mediatik të lirohen tërësisht. /Zhurnal.mk