Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rritja e popullsise dhe ndryshimet demografike jane te ndjeshme në Xinjiang

Problemi i popullsisë në Xinjiang ka tërhequr vëmendje të madhe kohët e fundit dhe eshte bere shpesh arene e perplasjeve politike.Kina gjithnje e me shume i kushton vemendje evidentimit te asaj qe po arrihet ne kete zone .Ne nje raport te Qendres te Kerkimeve per zhvillimin e rajonit te Xinjiangut trajtohen zhvillimet demografike dhe aresyet e rritjes se shpejte te popullsise.

Raporti thekson se prirja e zhvillimit demografik të botës tregon se sa më i lartë niveli i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, aq më i fortë është koncepti i vetërealizimit dhe i lindjes e rritjes së shëndetshme të fëmijëve, dhe rrjedhimisht shkalla e lindshmërisë dhe rritja natyrore e popullsisë ulen. Me zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe shoqëror, kushtet e jetesës së banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang, të tilla si udhëtimi, strehimi, arsimimi, trajtimi mjekësor dhe punësimi, kanë pësuar ndryshime thelbësore, të cilat kanë promovuar përmirësimin e qëndrueshëm të nivelit të popullsisë.

Sipas teorisë së katër fazave të tranzicionit demografik, popullsia e Xinjiang-ut ka hyrë në fazën e katërt, domethënë, vdekshmëri e ulët, nivel i ulët i lindjeve dhe nivel i ulët i rritjes natyrore. Në vitin 2018, niveli i lindjeve dhe i rritjes natyrore të popullsisë së pakicave kombëtare në Xinjiang ra ndjeshëm, veçanërisht te banorët e kombësisë ujgure. Nga njëra anë, ky është një manifestim i efektit të zbatimit të rreptë të politikës së planifikimit familjar. Nga ana tjetër, është gjithashtu një tregues i përshpejtimit të tranzicionit relativisht të prapambetur demografik të pakicave kombëtare në vitet e fundit, nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Në këtë raport vihet në dukje se, me zbatimin e thellë të punës kundër varfërisë, është përmirësuar pandërprerë niveli i jetesës në zonat e varfra në pjesën jugore të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, është shpejtuar procesi i urbanizimit, është rritur vazhdimisht popullsia urbane, është ngritur në përmasa të mëdha niveli arsimor e kulturor, kanë ndryshuar konceptet e banorëve vendorë për lindjen e fëmijëve dhe gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të lindin më pak, por me cilësi më të mirë, dhe kjo do të bëhet një prirje në këtë rajon.

Ndërkohë, në Xinjiang është promovuar shekullarizimi dhe mënyrat moderne të jetesës dhe kjo ka pasur efekte të dukshme. Mendimet e prapambetura kanë ndikime më të pakta dhe banorët kanë gjithnjë e më shumë zgjedhje në lindjen e fëmijëve. Mund të themi që popullsia ujgure po ndryshon nga drejtimi prej politikave në zgjedhje vullnetare dhe vendime të pavarura. Ky nuk është thjesht ndryshim demografik, por është ngritje e gjithanshme e nivelit të banorëve. Ai është rezultat i zgjedhjeve mbi baza vullnetare të pakicave kombëtare.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...