Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rritja e rasteve: Argjentina vendos shtetrrethim për tre javë

Ministria e Shëndetësisë të mërkurën raportoi 22,039 raste të reja në 24 orë.

Argjentina ka vendosur shtetrrethim tre javor gjatë natës për shkak të numrit të lartë me koronavirus.

Lajmi u njoftua edhe nga Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez i cili sqaroi se shtetrrethimi do të hyjë në fuqi të premten.

Nga ora 23:00 deri në 06:00 nuk do të ketë lëvizje.

Ky vendim do të jetë në fuqi në zonat me rrezik më të lartë, kryesisht në qendrat urbane, ndërsa baret dhe restoranet do të mbyllen në orën 23:00.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë të mërkurën raportoi 22,039 raste të reja në 24 orë.

Deri më tani në Argjentinë rreth 4,5 milion qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit dhe mbi 700,000 të tjera të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...