Rritja e rasteve me Kovid në Shqipëri, Dritan Ulqinaku: Nuk ka mbyllje dhe as dozë të tretë vaksine

Ndërsa rastet e infektimit me koronavirus, varianti “Delta” po vijnë duke u rritur, Shqipëria nuk ka asnjë plan për të kufizuar edhe më shumë masat anticovid, apo një vendim për lockdown.

 

I pyetur nga gazeta “Shqip”, zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku tha se megjithë rastet e rritura apo valën e tretë të pandemisë që po prek gjithë botën, nuk ka akoma një vendimarrje për të mbyllur vendin.

Po ashtu Ulqinaku tha se edhe doza e tretë e vaksinës shihet e pamundur deri më tani.

“Rastet janë rritur dhe të dhënat e përditshme të infektimeve në vend me koronavirus që rakordon ministria e Shëndetësisë e tregojnë këtë, por duket ende larg mundësia për një mbyllje. Ne jemi duke u përpjekur që kjo të mos ndodhë duke ditur pasojat e një izolimi të ri për vendin”, tha Ulqinaku.

Por çfarë rreziku po vërehet nga varianti “Delta”?

Mjekët e familjes që janë në kontakt direkt me pacientët e infektuar gjatë kësaj periudhe, i thanë “Shqip” se ajo cka po vërehet në dallim me muajt para sezonit veror është që Varianti “Delta” po shkakton dëmtime serioze në mushkëri, pa patur patologji të tjera me vetëm një ditë temperaturë.

Kjo ka sjellë që shumë pacientë të jenë indiferentë dhe të mos e konsiderojnë rrezikun duke u paraqitur vonë tek mjeku.

“Dëmet në mushkëri në shumë pacientë konsiderohen në masën 60-70 %, ndryshe nga rastet e dimrit apo pranverës. Lind dyshimi që varianti “Delta” ndonëse nuk shkakton desaturim të menjëhershëm, shkatërron mushkëritë pa shkaktuar temperaturë në organizëm. Mungesa e marrjes së ndihmës së parë mjekësore dhe lënia me ditë pa mjekim specific ka sjellë për pasojë dhe rëndim të gjendjes shëndetësore tek pacientët”, thonë mjekët.

Po ashtu, megjithë apelin që po bëjnë instancat përkatëse për vaksinim, ndër rastet e reja që po deklarohen nga analizat e tamponit apo të gjakut, janë dhe të vaksinuar me dozën e parë apo dhe ata që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Pse kaq shumë variante të reja të virusit Sars-Cov-2?

Studime shkencore thonë se sa më shumë që virusi të përsëritet, aq më shumë variante krijohen. Çdo virus, kur shumohet, sjell me vete gabime “kopjimi” në kodin e tij gjenetik.

Dhe, natyrisht, Sars-Cov-2 nuk bën përjashtim. Nga sekuenca e parë e njohur e regjistruar në fillim të janarit 2020 e deri më sot, ka shumë mutacione që janë krijuar.
Ky është një fenomen krejtësisht i natyrshëm. Sa më shumë të shumohet virusi, aq më shumë është i prirur ndaj gabimeve.

Në frontin Sars-Cov-2, kur këto mutacione grumbullohen me kalimin e kohës ose në çdo rast kur ndodhin kushte të caktuara (të tilla si infeksioni tek njerëzit me imunitet të kompromentuar) mund të ndodhë që virusi të ndryshojë karakteristikat e tij deri në pikën e krijimit të një virusi variant në krahasim me virusin origjinal.
Ndër të shumtët, Delta – e identifikuar për herë të parë në Indi – rezulton të jetë më ngjitëse se alfa (ajo angleze). Një tipar që po çon në një valë të re infeksionesh.

Varianti Delta, identikit

Ndër variantet e izoluara deri më sot, ai që ka ngritur më shumë shqetësim është varianti alfa, i izoluar në Angli në dhjetor dhe i përhapur në të gjithë botën brenda pak muajsh. Ndryshe nga variantet e tjera, alfa është përhapur dhe është bërë mbizotëruese falë ngjitshmërisë së saj të lartë, rreth 60% më e lartë se sa Sars-Cov-2 e izoluar fillimisht.

Një karakteristikë, ajo e ngjitshmërisë më të madhe, e cila rezultoi në një numër shumë të lartë të infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve në muajt e dimrit të vitit 2021. Tani, megjithatë, varianti Delta, i izoluar në Indi dhe shumë ngjitës, ka zënë vendin e tij. Në Angli ka një bum të rasteve të reja dhe disa shpërthime tashmë kanë shpërthyer në Itali.

Sipas studimeve epidemiologjike të kryera në Angli, varianti delta duket të jetë të paktën 40-50% më ngjitës se alfa. Prandaj një virus që po evoluon drejt ngjitjes maksimale. Në bazë të kësaj ngjitshmërie të shtuar duket se ka një mutacion të veçantë, P618R.

Related posts

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi takon përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ribeiro: Diskutuam mbi vijimin e bashkëpunimit

D V

Pritshmëritë e mandatit të tretë, Bilali takim në Shkodër si drejtuese politike e PS-së

D V

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More