Rritja e temperaturave ka rritur kolapset dhe aksidentet e trafikut

nga Xh M

Shkup, 10 qershor – Për shkak të motit të nxehtë këtë fundjavë 16 qytetarë kanë pasur kolapse në asfaltin e nxehtë, po ashtu kanë ndodhur 16 aksidente trafiku, disa me viktima. Ekipet e Ndihmës së shpejtë mjekësore kanë intervenuar në pesë shtetas me goditje në tru dhe në dhjetë me tension të lartë.

Moti i nxehtë dhe indeksi i lartë UV janë më të vështirat për të sëmurët kronikë. Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë pasur rreth 100 ndërhyrje në një ditë, nga të cilat 30 kanë qenë të shkallës së parë të urgjencës. Po ashtu u japin edhe këshilla pacientëve. Apelojnë drejtuesit e mjeteve për të qenë më të kujdesshëm, sepse temperatura e lartë zvogëlon përqendrimin gjatë vozitjes.

“Kolapset gjatë kësaj periudhe janë më të shpeshta në vende publike dhe këtë fundjavë kemi një numër të shtuar të aksidenteve në komunikacion, në mesin e tyre ka pasur edhe viktima. Moti i nxehtë shton numrin e thirrjeve dhe intervenimeve për pacientët me sëmundje kronike, veçanërisht me hipertension dhe goditje në tru, si dhe transferimin e tyre në objektin përkatës.”, – deklaroi Valentina Mitreska nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.

Meteorologët parashikojnë mot shumë të nxehtë këtë javë, në disa vende temperatura do të arrijë deri në 40 gradë. Mjekët e përsërisin apelin çdo verë – të mos dilni në kur është nxehtë, pini më shumë lëngje dhe të sëmurët kronikë duhet të marrin terapinë e nevojshme në kohë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More