Rritja ekonomike në fokus, shpresë për tërheqjen e investitorëve të huaj!

nga I.A

Shkup, 16 janar – Në fokusin e Qeverisë së Maqedonisë është ekonomia dhe në 6 muajt e fundit të mandatit të saj, ajo i ka dedikuar rëndësi ndryshimeve që do të sjellin parashikueshmëri për investitorët dhe kushte më të mira për investime. Kjo u deklarua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ishte referuese në Forumin “Invisso”, që njihet paraprakisht si Euromoney, i cili po mbahet në Vjenë. Gjendja ekonomike përcakton shumë faktorë të tjerë që ndërlidhen me perspektiven e vendit por edhe të banorëve. Maqedonia e Veriut së fundmi ka qenë viktim e krizës ekonomike botërore, prandaj edhe shporta sindikale sa shkonte e rritej. Çmimet e produkteve bazë kishin arritur në piedestal, e më keq se kaq pagat minimale kishin stagnuar dhe nuk rriteshin fare, shkruan Zhurnal.

Rritja ekonomike rrit mundësitë për të jetuar në vend –

Në fokusin e Qeverisë së Maqedonisë është ekonomia dhe në 6 muajt e fundit të mandatit të saj, ajo i ka dedikuar rëndësi ndryshimeve që do të sjellin parashikueshmëri për investitorët dhe kushte më të mira për investime. Kjo u deklarua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ishte referuese në Forumin “Invisso”, që njihet paraprakisht si Euromoney, i cili po mbahet në Vjenë. Fjalim referues pati edhe zëvendëskryetari i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink, guvernatori i Bankës Qendrore i Austrisë dhe anëtari i BD-së i Bankës Qendrore Evropiane, Robert Holzmann, zëvendësministrja e Financave të Gjeorgjisë, Ekaterine Guntsadze dhe zëvendëskryetari rajonal për rajonin në Korporatën Ndërkombëtare Financiare i Bankës Botërore, Alfonso Garcia Mora.

“Në këta gjashtë muaj që nga marrja e pushtetit, jemi të fokusuar në ekonominë dhe në atë se çfarë duhet të ndryshojmë dhe çfarë është e rëndësishme për investitorët. Në 7 vitet e fundit janë bërë shumë ndryshime në politikën tatimore dhe për këtë ne themi se duhet të kemi politikë tatimore të parashikueshme, tatim me normë fikse, me ç’rast, ashtu si në periudhën paraprake, edhe gjatë 4 viteve të ardhshme, do të jetë periudhë e qëndrueshme dhe nuk do të bëjmë asnjë ndryshim. Kjo është e rëndësishme që kompanitë të jenë në gjendje t’i bëjnë planet e tyre”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se një aspekt tjetër i rëndësishëm mbi të cilin Qeveria fokusohet është infrastruktura dhe se qëllimi është që të tregohen rezultatet në aksion. “Arritëm që ta përfundojmë rrugën eksprese që lidh Shkupin me Sofjen. Gjithashtu, fokusohemi në finalizimin e segmentit rrugor në pjesën perëndimore të shtetit, përkatësisht nga Kërçova deri në Ohër, ku punohet më shumë se 10 vjet dhe presim që gjatë 2 viteve të ardhshme të përfundojnë. Për investitorët kjo është shumë me rëndësi sepse në rajonin e Ohrit ka shumë investime strategjike” theksoi Dimitrieska Koçoska.

Ministrja potencoi se po ndërmerren aktivitete serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, aktivitete në fushën e konsolidimit fiskal dhe për uljen e deficitit buxhetor, si dhe reforma të tjera të rëndësishme për investitorët.

“Jemi shumë seriozë dhe të fokusuar në ekonominë dhe mund të premtoj se në periudhën e ardhshme do të tregojmë rezultate serioze. Tashmë veçse po i tregojmë këto rezultate, ndërsa dëshmi serioze për këtë është rritja e PBB-së në tremujorin e tretë. Po punojmë edhe për reformat që janë shumë të rëndësishme për ne dhe për investitorët, që do të thotë se po mundohemi ta ndryshojmë tërësisht konceptin e punës dhe ta bazojmë atë në profesionalizëm”, tha ministrja.

Në fjalimin e saj iu referua edhe zbatimit të reformave në lidhje me integrimin europian të vendit tonë, duke theksuar se Axhenda reformuese po ndiqet dhe se do të plotësohen detyrimet e ndërmarra në lidhje me të.

“Ne do të përfundojmë atë që përcaktohet nga Axhenda reformuese. Marrëveshja për kërkesën e mjeteve tashmë është duke u përgatitur dhe ne jemi vendi i parë nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor që përmbush detyrimet e tij, që do të thotë se jemi shumë seriozë”, theksoi ministrja e Financave.

Investitorët e huaj nuk e gjejnë dot në hartë Maqedoninë e Veriut –

Në Maqedoni të Veriut, qysh prej vitit 2006 është investuar në promovimin e vendit si shtet me mundësi të mëdha investimi, duke bërë edhe ndryshime ligjore që përfshinin lehtësime si shmangja e taksave, subvencionet për kompanitë importuese, subvencionet për pagesën e kontributeve për sigurimin e të punësuarve, grante për infrastrukturë, tokë ndërtimore të subvencionuar e tjera.

Me këtë rast ishte hapur edhe Agjencia për Investime të Huaja, Drejtoria për Zona Teknologjiko-Industriale, të cilat kanë për detyrë promovimin e Maqedonisë së Veriut si shtet të volitshëm për investime të huaja, përmes fushatave të ndryshme dhe mbështetjes administrative për investitorët potencialë.

Kujtojmë që, sipas Bankës Popullore gjatë viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut kishte një rënie të madhe për sa i përket investimeve të huaja, ku janë regjistruar minus 14.7 milionë euro në vitet paraprake. Edhe përkundër faktit që Maqedonia e Veriut është një vend i vogël sërish ofron kushte optimale për investitorët, por ajo që mungon është një strategji e mirëfilltë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, por kjo gjë fatkeqësisht nuk po ndodhë.

Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i Aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s, dhe kjo garanton stabilitet dhe siguri për investitorët, vendi ka 14 zona të lira për të investuar kompani të ndryshme duke ju ofruar një kosto të ulët për tokën por edhe për klasën punëtore, por edhe kur janë të pjekura gjitha kushtet dhe mundësit investitorët mungojnë sepse edhe udhëheqësit e institucionin më përgjegjës në këtë rast, Agjencisë për Investime të huaja, mungojnë dhe nuk janë askund.

Deri sa në këtë Agjenci të ketë mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie, nuk do të shtohen investimet e huaja, vetëm sa do të pakësohen, madje edhe këto investime aktive që janë bërë më herët do të tkurren si pasojë e mos koordinimit të duhur për të ofruar ndihmën e nevojshme. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More